Kryemadhi: Në 2 mars si qytetarë në bulevard, me Kushtetuesen Rama kërkon të mbyllë aferat e tij

372
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaron se më 2 mars do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Ne e pamë të gjithë që ai nuk pyeti, nuk pyeti as për protestën 3 vjeçare të teatrit, nuk pyeti as për banorët e Unazës së Re, nuk pyeti as për gazetarët që dolën të protestonin, pse nuk pyeti për ata, sepse ai me Gjykatën Kushtetuese të tëra këto ligje të cilat ja ka kundërshtuar Bashkimi Europian dhe Komisioni Venecias, do t’i bëjë të ligjshme dhe kjo ishte beteja e tij e fundit, prandaj 2 marsi, unë do të marr pjesë si qytetare, jo se jam me Ilir Metën, se Ilir Meta me tolerancën e tij dhe me besimin që pati në Partinë Socialiste nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të të gjithë sistemit, nga Parlamenti, qeveria, ekonomia e çdo gjë tjetër me radhë. Por unë do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 2 mars si një nënë që fëmijët e saj do ti shikojë në shtëpi. Do të jem si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë vitet që i kanë mbetur në familjen e saj. Do të jem si një bijë që do të garantojë shërbim ndaj prindërve të saj që janë pensionistë dhe që pensioni nuk u del as për ilaçe, dhe jo më të paguajnë drita, ujë, të vishen, të mbathen dhe të ushqehen. Do të jem si një motër, të cilën ka vëllain e saj të pa punë dhe që bën gati plaçkat për të ikur emigrant, sepse çdo ditë edhe më shumë ditët tona ngushtohen. Do të jem si një amvisë që paguan 2fish faturat e energjisë elektrike, harxhon ilaç rrobash në para 2fish për të njëjtën sasi, harxhon para për të njëjtën sasi për ushqim gjysmën e saj që ka konsumuar 6 vite më parë dhe do të jem si një shtetase Shqiptare që i merret shpirti shtetit tim çdo ditë edhe më shumë me taksa të larta dhe taksat tona absolutisht nuk shkojnë as për rrugët e shqiptarëve, as për ujin e shqiptarëve, as për shkollat e shqiptarëve, por përkundrazi shkojnë për fytyrën e nxirë të qeverisë së rilindjes e cila instaloi regjimin kriminal. Prandaj 2 marsi unë do ta shikoj si një pjesëmarrje të thjeshtë, do ta shikojë për të gjithë ata prindër që vajzat e tyre ndihen të rrezikuara nga profesorët perversë të rilindjes që kanë zaptuar dhe kanë pushtuar shkollat tona. Unë 2 marsin do ta shikoj si çdo pensionist që bëjini llogaritë të gjithë vet sot ju sepse kemi shumë pensionistë sot këtu. Sa para ju është rritur pensioni në këto 6 vjet, o 1 mijë leke të vjetra, o 2 mijë lekë të vjetra në bazë të indeksit. Po sa u janë rritur taksat tuaja 10fish më shumë se sa është rritur pensioni. Do të marr pjesë si çdo i pa punë që ka humbur vendin e punës, do të marrë pjesë si çdo student që ju premtua para një viti që do të përgjysmojmë tarifat, do të rregullojmë kushtet e konvikteve por përkundrazi tarifat janë po të njëjtat, konviktet janë më të degraduara dhe pasiguria është çdo ditë më e madhe. Në fakt Edi Rama ka bërë shumë premtime. Edi Rama na premtoi plotësimin e kushteve të studentëve por në fakt degradoi jetën e studentëve. Garantoi rritjen e punësimit por rriti taksat. Na ktheu dhe na premtoi mjekësinë falas por na dhuroi tragjedinë falas. Na tha që do të bëjmë besëlidhje me shqiptarët për të krijuar më shumë vende pune, ekonomi më të lartë, por e de popullojë Shqipërinë, e shpopulloji dhe i largoi të rinjtë. Na tha që do të bëjmë Reformë në Drejtësi, jo vetëm që s’bëri Reformë në Drejtësi por bëri deformimin e drejtësisë dhe grabitjen e drejtësisë. Edi Rama ka detyruar që në spitalet tona sot gjilpërën mos të ta bëjë as mjeku dhe as infermieri por ta bëjë roja i spitalit se skam ë as mjek dhe infermier. Sipas Edi Ramës papunësia është ulur me 300 mijë vende të reja pune që ai hapi. Po është e vërtetë sepse në 6 vjet largoi 680 mijë shqiptarë të papunë. Pra normal që sipas Edi Ramës papunësia është ulur dhe vendet e reja të punës janë hapur. Falë Edi Ramës ne në çdo qytet kemi nga një aeroport, 61 bashki, 61 aeroporte sepse Shqipëria në imazhin e tij është me fluturat e veta të cilat mendojnë se siç fluturojnë fluturat në mendjen e Edi Ramës ashtu fluturojnë dhe avionët mbi Shqipërinë tonë. Ose e ngatërron me kaçatorët e kanabisit. Në Shqipërinë e Edi Ramës, je i lirë dhe nuk arrestohesh nëse kryen 3 vrasje dhe sipër, sepse në tavolinë që të hash e të pish me Edi Ramën, nuk mund të ulet një pedagog sepse është injorant. Në tavolinë me Edi Ramën nuk mund të ulet një fermer, sepse vjen era djersë. Në tavolinë nuk mund të ulet dot një mjek, sepse i bën epikrizën se çfarë përfaqëson. Në tavolinë me Edi Ramën nuk mund të ulet dot një mësues i ndershëm, sepse tregon se sa injorant është. Në tavolinë me Edi Ramën nuk mund të ulet një burrë dhe një grua si një çift që rrisin në mënyrë të ndershme fëmijët e tyre, sepse gjithë jeta e Edi Ramës bazohet në pandershmëri. Në tavolinë me Edi Ramën duhet të jesh kriminel, duhet të jesh trafikant, duhet të jesh hajdut, duhet të sjellësh presticide dhe helme për fëmijët e shqiptare. Që të ulesh në tavolinë me Edi Ramën duhet të vrasësh, duhet të vjedhësh dhe duhet të grabisësh. Në fakt kjo është ajo në të cilën na solli Edi Rama. Ne me Edi Ramën çdo vit hapim negociatat me BE në Tëitter. Ky është sistemi i mashtrimit dhe i defaktorizimit të shqiptarëve në Shqipëri.
Edi Rama na premtoi konferencë donatorësh, por në fakt na solli konferencë kreditorësh. Ajo që është më e bukura është që thotë se kreditë i kam me interesa të ulëta. Po mirë këto janë borxh. A keni parë ju që në raste fatkeqësish i jepet borxh njeriu? Jo unë s’kam parë. Unë besoj në Zot dhe di që edhe në Kuran edhe në Bibël, borxhi me interesa dënohet. Kështu që si me 1% dhe me 2% në raste fatkeqësish, njeri ka shumë hall, ka litarin në fyt. Si mund të marrësh mbi 850 milionë euro borxh pa treguar se çfarë do të bësh?
Ka dy rrugë dhe shpresoj që këtë që them ta dëgjojnë edhe miq tanë të huaj, edhe të brendshëm, edhe ekonomistë dhe po e pata gabim, le të më kundërshtojnë. Që të marri Shqipëria mbi 850 milionë euro borxh, s’duhet të kalojë mbi 70% të prodhimit të brendshëm bruto të GDP, të borxhit. Me letrat e Edi Ramës ne jemi 62%, me koncesionet e oligarkëve që cilët quhen borxh ne jemi 82%. Ky zotëria çfarë do të bëjë? Do të ndryshojë ligjin e buxhetit apo do bëjë sikur do marri para borxh për të pastruar 1.15 miliardë para droge për ta kthyer Shqipërinë në lavatriçe të parave të drogës, të trekëndëshit të Bermudës në Ballkan që është bërë tashmë i tmerrshëm dhe për ndërkombëtarët dhe për të gjithë të tjerët, që ka të lidhur Maqedoni, Shqipëri, Serbi edhe ndonjë vend tjetër të trafikut më të tmerrshëm dhe më kriminal që është parë ndonjëherë jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën.
Data 2 mars është shumë e rëndësishme jo për ne, por për ndërkombëtarët, për të gjithë ata ambasadorë që kërkuan Komisionin e Venecias. Të gjithë ambasadorët dolën dhe thanë mos u zini, se kemi Komisionin e Venecias. Nëse ka një të huaj apo një ndërkombëtar që bie dakord me falsifikimin e Etilda Gjonaj, që ka shansin të tregojë bashkëpunëtorët e saj që e shtrënguan për të ardhur në këtë pikë, atëherë jo vetëm turp për ata, por mos ua pafshim më bojën kurrë. Nëse këta ambasadorë janë mashtruar dhe janë gënjyer në mënyrë permanente dhe unë e besoj këtë të fundit, sepse është shumë e kollajshme që një qeveri t’iu imponohet trupit diplomatik sepse ambasadat këtu nuk punojnë as me opozitën dhe as me popullin. Ambasadat këtu punojnë me qeveritë dhe është normale sepse dhe ambasadat tona që janë në shtetet e tjera punojnë me qeveritë.
Duhet të kuptojnë se rreziku, i cili sot kanos Shqipërinë shumë shpejt do të trokasë në dyert e shtëpive të tyre se të shtetit ka hyrë, por në dyert e shtëpive të tyre sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi kanë përfunduar punë me fëmijët e shqiptarëve do të shkojnë tek fëmijët e tyre dhe në këtë botë çdo gjë lahet, asgjë nuk ngelet mangët sepse spaçatorët e Edi Ramës pasi të kenë mbaruar dhe me fëmijën e fundit të shqiptarëve do të drejtohen në shkollat e europianëve dhe nga Europa do të dalin në vende të tjera sepse i mbyllën sytë për kanabizimin e Shqipërisë në 2016-ën dhe sot jemi kështjella e pamposhtur e trafikut të kokainës, të heroinës dhe të shumë gjerave të tjera. Dhe normal që problemet do të vijnë duke u shtuar.
Prandaj të dashur miq, unë mendoj që edhe për faj të politikës, por dhe për fajin tonë që nga njëherë priremi në fjalimet tona politike, duhet të jemi më të drejtpërdrejtë jo vetëm me ju që ju kemi simpatizantë dhe përkrahësit tanë kryesorë, por duhet të jemi më të drejtpërdrejtë me njerëzit.
Nëse ne nuk marrim përsipër si një forcë politike angazhimin tonë të panegociueshëm me çdo partner tonë politik të brendshëm dhe të jashtëm që i përket integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, që çdo të thotë? Për shqiptarë më paga të mira, të cilët kanë mundësi të jetojnë si europianë në Shqipëri dhe pse jo më mirë se europianët.
Është i panegociueshëm një arsim që e meritojnë fëmijët e shqiptarëve, ashtu siç kanë shkëlqyer fëmijët e shqiptarëve në çdo vend të botës me rezultate ekselente, të rikthejmë dhe njëherë atë sistem arsimor ku mësuesi është njeri më i nderuar i shoqërisë sonë dhe jo njeriu më i përulur dhe më i shfrytëzuar politikisht nga partitë politike, nga kriminelët dhe nga perversët.
Të kemi një sistem shëndetësor sepse kemi qenë popullata më e re në botë, me moshë mesatare 27 vjeç, të kemi popullatën më të shëndetshme si dhe si doktoreshë që jam që jam marrë me biologji-kimi dhe genitikisht e kemi genin shumë të mirë. Se nuk ka ndonjë arsye që jemi mbijetuar 5000 vjet nga pushtimet arabe, sllave sido që kanë qenë. Kështu që gjenetikisht dhe biologjikisht kemi gen shumë të mirë dhe kemi gjak shumë të mirë.
Të kemi dhe popullatën shumë të shëndetshme dhe popullata më e shëndetshme është më një shërbim shëndetësor të jashtëzakonshëm sepse përderisa mjekët tanë i kërkon Europa, i kërkon Gjermania që është një nga vendet më të zhvilluara të Europës edhe të botës, do të thotë që ne i kemi shumë të mirë.
Dëgjonim shifrat e luleshtrydhes së Edi Ramës, se kështu i thërret asaj luleshtrydhe, Ministres së Shëndetësisë nëse doni ta dini, se meqë ai e ka qejf humorin dhe unë po ia kthej me batutat e tij, që kanë ikur 16.000 mjek. Normal që do të ikin. Sa është rroga e një mjeku sot? 420 mijë lekë, nuk po merrem më profesor doktor. 420 merr një mjek, as 300 euro, sa ishte dhoma e Etilda Gjonajt në hotel në Europë? 750 euro, një natë. Ku mjeku që do të përgjigjet 24 orë, që ka jetë ne njerëzve në dorë, që rri pa gjumë dhe që sakrifikon familjen, se jam e bindur se Etilda më shumë se 6 orë nuk ka fjetur në hotel, e ka 3 orë gjumë të Etildës në çdo qytet të Europës.
Ky mjeku që familja e tij ka paguar 6 vjet për Fakultetin Mjekësisë që i është përgjigjur më para, me bukë, me të veshura, me të ngrëna, me transport vajtje- ardhje, vitet e specializimit. Përveç parave që ka paguar shteti shqiptar, janë dhe paratë e familjes së tij.
Pra 15 breza të Fakultetit të Mjekësisë ne i kemi larguar nga Shqipëria dhe nesër ne nuk do të kemi asnjë njeri që t’i shërbejë shqiptarëve dhe prandaj ne angazhohemi që dhe këtë gjë do ta kthejmë. Që siç paguhet në Gjermani mjeku shqiptar, të paguhet dhe në Shqipëri se janë të gjitha kushtet, se nuk mund të jetë mjek në spital, se janë mbushur spitalet tona me jursitë dhe ekonomistë dhe infermierët e Edi Ramës që hyjnë në shkollë dhe ju e dini shumë mirë se e keni parë, që nuk vijnë asnjë ditë në punë, se janë jashtë Shqipërisë. Se personelet e spitaleve kanë mbi 1500 punonjës, po në spital punojnë 200 veta sepse pagat e këtyre 200 vetave që përgjigjen, i marrin 1300 rilindasit e Edi Ramës që nuk jetojnë as në Shqipëri, nuk punojnë as në Shqipëri dhe nuk i shpërbejnë Shqipërisë.
Ne angazhohemi që ti rikthejmë këtë shërbim shëndetësor, ne angazhohemi që të ulim taksat, që atë 15% që Edi Rama e ngriti vetëm për fukarenjtë dhe nuk e ngriti për oligarkët e tij. Vetëm një biznes do ju them unë, nuk ka rëndësi për emrin, e ka xhiron 40 milionë euro në vit, vetëm TVSH të paguar duhet të paguajë minimumi 200 e ca mijë euro, paguan 31 mijë euro gjithë e gjithë, ama nëse një kioskë që nuk ka paguar energjinë elektrike 10 mijë lek të vjetra do të futet në burg. Pra ne sot angazhohemi sepse qytetarët nuk kanë nevojë për fjalime politike, por kanë nevojë për të vërtetën në sy, ne do marrim përsipër përgjegjësitë tona, do rregullojmë gabimet tona se kemi bërë edhe ne gabime, kemi bërë dhe kemi bërë shumë, njerëzit bëjnë gabime, hyjnorët nuk bëjnë gabime. Është hyjnore kur një mëkatar, një njeri, pranon gabimet, pra unë në emër të LSI-së dhe të gjithë shqiptarëve që kanë punuar dhe kanë votuar LSI-në do ti kërkoj falje për të gjitha gabimet tona, që kemi heshtur, aty ku nuk duhej që të heshtnim, që kemi votuar, aty ku nuk duhet të votonim, që nuk kemi folur aty ku duhet të flisnim, që kemi mbyllur sytë aty ku duhet ti hapnim.