Kryemadhi: Me rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, do të sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve

149
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale tregon si ndikon rimbursimi i shpenzimeve në paga.

Sipas Kryemadhit, sa më e lartë të jetë paga, aq më shumë është shpenzimi dhe rimbursimi 5% bëhet më i lartë.

Postimi i plotë:

Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime.

Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.

Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.

Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit.