Kryemadhi me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, të harruar nga Qeveria

332
Sigal

 

Kryemadhi: Ju keni shumë të drejt që thoni sa herë ka zgjedhje vijnë politikanët. Dhe kjo është e vërtetë. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është që as nuk di të premtoj që do ju a rregullojmë shtëpitë, s’kemi pse gënjejmë se nuk kam gjë në dorë unë. Nuk jam as pjesë e qeverisë as pjesë e bashkisë së Durrësit. Por një gjë dua t’ju them. Në Tiranë thonë do t’ju shembim pallatet dhe do ju çojmë në vende të tjera. Në tjetërsim të pronave. Pra ti je këtu, je bashkë pronare trualli. Ai thotë do ta shemb unë këtu dhe ti ik. Po në qoftë se ti nuk bënë një kontratë, në qoftë se ti nuk ke një letër e nënshkruar nga bashkia ose qeveria, ministria e rindërtimit, çfarë rëndësie ka, pra në qoftë se nuk e nën shkruan personi që do ta riparojë, të jesh e bindur që nesër pasnesër ti nuk ke asnjë gjë në dorë. Kanë nja 30-40- vjet ata të liqenit të Fierzës. Me vendim të komitetit ekzekutiv e kanë bërë ata. Atëherë kishte letra me vendim të komitetit ekzekutiv, do t’ju japim shtëpi se nuk kishte televizor. Edhe sot mbas 40 vjetësh akoma nuk i kanë marr shtëpitë e tyre dhe nuk janë dëme shpërblyer. Atë shkollën ‘Sami Frashëri’ ja kanë ndryshuar letrat brenda natës. E kanë kaluar nga pronë bashkie në pronë bashkë pronarësh. Kur e denoncuam ne shkuan e ndruan prapë. Pra siç shkoi e kthehu në kompjuter ai, ashtu ndryshon dhe pronat e njerëzve. Tani ne mund të vijmë edhe mbasi ta shembi ai këtë këtu. Mund të vijmë të qajmë dhe të bëjmë dhe një deklaratë nga zyra. Unë them që të vijmë këtu të kujtojmë Bashkinë e Durrësit, Ministrinë e Rindërtimit, se me thënë të drejtën e keni respektuar shumë këtë qeveri.