Kryemadhi: LSI në Vlorë 3 mandate, mos u merrni me gropat e nepërkave që ngre Damian Gjiknuri

207
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se LSI në Vlorë merr tre mandate.

Në vazhdim të emisionit, kryetarja e LSI-së deklaroi se nuk ka asnjë ngjarje të ndodhur në Vlorë. Lidhur me thirrjet e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasilit për të votuar kandidatët e Vlorës, Kryemadhi u shpreh se Petrit Vasili, Luan Rama dhe ajo vetë e kanë për detyrë promovimin e figurave të reja të kandidatëve.

Pjesë nga debati i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

LSI në Vlorë merr tre mandate. 2 i merr në Vlorë, 1 e merr në Sarandë. Aty nuk ka ndodh asnjë ngjarje. E ke dëgjuar Luan Ramën ose Petrit Vasilin të thonë votoni Monika Kryemadhin? As Monika, as Luan Rama, as Petrit Vasili nuk kërkojnë vota për njeri tjetrin se nuk kemi nevojë ne të kërkojmë vota për njeri-tjetrin dhe jo vetëm do kërkojmë vota për Grisejda Myslymin por do kërkojmë vota dhe për Liri Demen, Dikens Bushin dhe për Taqo Lapaj.

Luan Ramën jo?

Jo fare, nuk e ka për detyrë.

Po këta pse?

Këta i ka për detyrë se këta nuk i njeh ti. Pse nuk e merr ti kur shkon Ilir Meta nëpër takimet që bën edhe me Bujar Leskaj dhe me Luan Ramën, pse nuk e përmend ti, pse nuk e thua? Shikoni si i keni monitorimet nëpër media nga KQZ dhe nga AMA. Pse nuk i nxirrni takimet e deputetëve të LSI, në të gjitha televizionet. Sepse është strategji e Edi Ramës dhe e Damian Gjiknurit. Nuk i identifikoni dot as ju, as Edi Rama dhe asnjë tjetër çdo lloj problematike që kanë. Mbas mitingut që bëri LSI në Vlorë tha do ta mbyll fushatën në Vlorë, Edi Rama. Le ta mbyllte në Tiranë sic e kishte në plan për ta mbyllur. Nuk ka për detyrë Luan Rama, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili të kërkojnë vota për njeri tjetrin sepse që të tre jemi njerëz që drejtojmë LSI dhe kemi për detyrë të promovojmë njerëz të rinj. Kemi për detyrë të promovojmë gra, vajza, të rinj dhe të reja. Dhe e ka për detyrë edhe Luan Rama dhe Petrit Vasili, ke dëgjuar ndonjëherë të kërkojë Monika Kryemadhi vota për Petrit Vasilin në Tiranë, i treti është Vasili? Po për kë kërkoj vota në Tiranë unë. Kërkoj për Floida Kërpaçin, kërkoj për Silva Cakën, kërkoj për Klev Pojanën. Çfarë do të thotë kjo, do të thotë që Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë kundër Petrit Vasilit?

Kjo është taktikë…

Po edhe Vlora taktikë elektorale është. Mos u merrni me thashethemet dhe intrigat dhe gropën e nepërkave që ngre Damian Gjiknuri në Vlorë. Damian Gjiknuri më vjen keq nuk do të jetë në Parlament dhe më vjen keq që dhe Edi Rama nuk do të ketë mundësi ta fitojë listën në Vlorë. As 7 nuk ka për ti marrë. Unë po ju them në Vlorë me 25 mijë vota edhe 23 mijë vota LSI merr 3 mandate. E dyta po ua them sinqerisht, kalkulimet që ne bëjmë i kemi shumë të sakta.

 

Komiteti Teknik vendosi karantinë dy javore për emigrantët, Kryemadhi: Vendim sepse e dinë që 90% e tyre do votonin kundër Ramës!

Kryetarja e LSI ndër të tjera komentoi edhe vendimin e sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku duhet të karantinohej për një periudhë 2 javore çdo person që vinte nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Kryemadhi u shpreh se ky vendim vjen sepse e dinë që 90% e emigrantëve që do të vinin do të vononin kundër Ramës dhe Rilindjes.

“Pjesëmarrja mund të jetë më e vogël për shkak të largimit, për shkak edhe të vendimit që ka marrë komiteti teknik, që nuk lejon emigrantët për të ardhur dhe i ka detyruar që të karantinohen 2 javë, sepse e di që 90% e emigrantëve që do të vijnë, do të jenë votues kundra Rilindjes.” – tha Kryemadhi.