Kryemadhi: LSI në 2021 në qeveri me PD, Edi Rama nuk blen dot njeri është i mbaruar

344
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë një interviste është shprehur se e ka nisur fushatën elektorale. Ndërkaq, e pyetur , nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj prerë: që LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD.
“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me partinë demokratike. Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”,- tha Monika Kryemadhi.