Kryemadhi: Kryeministri nuk fali gjobat, ato ishin të paligjshme

363
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se kryeministri Rama nuk i fali gjobat qytetarëve që shkelën masat anti-COVID, por ato ishin të paligjshme.

Sipas Kryemadhit, shqiptarët janë mbyllur në karantinë që me 9 mars dhe vendimet kanë dalë nga 24 marsi, ndërsa shton se “gjobat i janë vendosur shqiptarëve siç i ka dashur qejfi secilit”.

“Mua nuk më shqetësojnë ligjet e miratuara të kodit penal. Që të jem e sinqertë as nuk e kam marr mundimin për t’i lexuar dhe as nuk kam për ti lexuar. Pse? Sepse miratimi i ligjeve të tilla në raste të tilla është absurd. Por, histeria në të cilën mundohen për t’u bërë protagonistw grupe të tilla të caktuara, unë do të doja të flisnin që ne i kemi mbyllur shqiptarët në karantinë që me datën 9 mars dhe vendimet kanë dalw nga 24 marsi. Pra, i janë vendosur gjoba shqiptarëve siç i ka dashur qejfi secilit nga ne dhe doli kryeministri tha fala gjobat. Nuk është se i fali kryeministri . Ne duhet të merremi me këtë njeri që është mashtrues. Si fale gjobat ti? Gjobat e tua ishin të pa ligjshme. Sepse gjobat e tua çdo njeri që do të shkonte në gjykatë nuk do të kishte shans mos ta fitonte. Ishte e detyruar që ta fitonte sepse ishin gjoba të ndërtuara dhe të hedhura qytetarëve në bazë të udhëzimeve tw Whatsapp apo Facebook apo të show man-it të radhës që del në live stream në Facebook apo instastory, snapchat e të gjitha këto ça janë. Vetëm në Tiktok nuk e kemi parë po mos u çudisni kur ta shohim ndonjë ditë edhe aty duke kërcyer”,-u shpreh Kryemadhi.