Kryemadhi: Koronavirusi mashtrim, u krijua në laborator. Ja pse nuk isha në mbledhjen e opozitës

429
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur në një mënyrë jo fort të zakontë pyetjes, pse nuk ishte e pranishme në takimin që kryedemokrati Basha zhvilloi një ditë më parë me aleatët në selinë blu.

“Mos u shqetësoni në mbledhjen tjetër do të jem unë. Te mbledhja e parë nuk isha sepse kam larë dhe pastruar shumë dhe kisha një dhimbje të shpatullës dhe isha te doktori për të bërë një kontroll por nuk ka asgjë.

Vasili është më adapti për problemin e pandemisë apo menaxhimit të situatës të kësaj situate, sepse pa pasur kompleksin e modestisë, është një nga mjekët më të mirë që ka Shqipëria për menaxhimin e situatave të tilla.

Kur ka qenë ministër i Shëndetësisë e njëjta situatë ka qenë si tani, kanë qenë vdekje më të mëdha, por menaxhimi që u bë ka qenë perfekte. Vasili është më i sakti për këtë gjë, secili duhet të marrë rolin e tij. Më vjen keq për Ramën se është bërë, infermier, xhandar, polic trafiku, edukator, mësues….më vjen keq se abuzojnë dhe shfrytëzojnë aq shumë imazhin e tij.

Pak inati i karantinimit dhe krijon lodhje. Edhe politikanët duhet të shprehen secili sipas fushës. Te mbledhja e kaluar kemi qenë në kontakt me grupin.

Vasili e kupton edhe i ceku më mirë këtë punë, se unë jam i çik më agresive”, tha ajo.

Gjatë intervistës, Monika Kryemadhi është shprehur se koronavirusi nuk duhet besuar, pasi është një mashtrim dhe i krijuar në laborator. Kryemadhi tha se këtë virus e kanë krijuar për të ndryshuar sjelljen njerëzore.

“Mos e besoni koronavirusin, është një mashtrim që kërkon të ndryshojë sjelljen njerëzore.

Është një eksperiment social për mua që kërkon t’i kthejë sjelljet sociale mes njerëzve nga sjellje njerëzore dhe shpirtërore në sjellje virtuale dhe dixhitale.

Shikojeni si një moment për t’iu gëzuar familjeve në mënyrë të tillë që gjithë kjo periudhë tranzicioni në jetën e përditshme qytetare, por që një ditë do i kthehemi jetës tonë normale atë që na e ka dhënë Zoti, jetën na e ka dhënë Zoti dhe na e merr vetëm ai.

Jetën nuk na jep dhe as nuk na e merr as qeveria, as politika dhe askush tjetër. Nëse do të ishte e vërtetë koronavirusi, ashtu siç krijohet paniku te njerëz që kanë frikë nga e vërteta, të jeni të bindur që do të kishte vende të tjera shumë më të zhvilluara dhe të modernizuar si ne që do ta radikalizonin.

Po nuk lave duart s’të zë koronavirusi po të zë diarreja dhe ikën vdes dhe të zë kolera. Po hëngre me thonjtë të paprerë me mikrobe e gjëra të zë dizanteria, kështu është gjithmonë.

Po të hash domaten e palarë, ushqime të prishura, gjëra të palara dhe shkon me duar në banjë dhe pastaj do hash normal që do të sëmuresh. Kjo është një higjienë elementare që secili nga ne duhet ta bëjë.

Në qendrat e mëdha punëtore duhet të ketë ujë sapunin, aty po është problemi. Shikojeni me pozitivitet tani vjen pranvera e vera dhe të fillojmë t’i kthehemi normalitetit dhe secili të zërë vendin e tij në shoqëri”- tha ndër të tjera Kryemadhi.