Kryemadhi: Inceneratori i Tiranë “gropos” 100 mijë € në ditë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vazhdon denoncimet për pagesat për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj, inceneratori i Tiranë që nuk ekziston “gropos” 100 mijë € në ditë .

Duke folur mbi këtë çështje , Kryemadhi tha se: “Inceneratori i Tiranës ka marrë minimalisht 2 milionë e gjys euro, por nëse llogaritet edhe pagesat që ka marrë nga bashkitë e tjera dhe biznesi, kjo shifër mund të rezlutojë 4 apo 5 herë më e madhe”.

NOA

Diferencimi e trajtimi i mbetejve nuk ka ndodhur, që djegia e mbetjeve për të prodhuar energji, nuk ka ndodhur.

Kryemadhi tha se “sipas dokumentave pagesa 29 Euro/Ton nuk shkon për të marrë nga inceneratori i Tiranës shërbimin e kontratës koncesionare.Duke hedhur poshtë çdo akuzë nga PS, Kryemadhi tha se: “Nuk kam asnjë llogari bankare, as biznes, as offshore jashtë Shqipërisë. Unë kam llogari bankare vetëm te Banka Credins, bankë shqiptare, kam qenë subjekt i deklarimit të pasurive. Unë do çoj për padi penale televizionin Top Channel që ka mashtruar dhe ka falsifikuar e përdorur…për dëmshpërblim financiar, padi civile sepse me sa duket ashtu siç vendosa standard të ri për inceneratorët që nuk mund të shkosh dhe të bësh baltë dhe duke hedhur batuta, siç po ndodh sot nga PS. Drejtori i BB thotë po të ikën rinia dhe është shumë keq për ekonominë tënde, do shkosh gropë, ai nxjerr gazetaren e Tv të Mirel Mërtirit për t’iu bërë pyetje pronarit të Mirel Mërtirit. Top News është marrë me qira nga Mirel Mërtiri. Unë do përballem në gjykatë me këta”, u shpreh Kryemadhi.