Kryemadhi i kthehet Ramës: Dashurinë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur për halle politike

226
Sigal

Pasi kryeministri Edi Rama ndahu nga salla e Kuvendit një histori personale, ku familjari i tij kishte qenë në një spital në SHBA dhe kishte përfunduar në gjendje kome, vjen një reagim nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, i sugjeron Ramën që mos të përdor dashurinë për fëmijët sa herë ka halle politike e ligjore.

“Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore.
#MosIdhunoniFëmijët”, shkruan Kryemadhi.