Kryemadhi i drejtohet Ramës: Tek tigani i shqiptarëve do të skuqesh si palaçinkë, fap, fap, fap!

90

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Rama i cili gjatë ditës së sotme u shpreh se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”.

Reagimi i Kryemadhit:

Kryemadhi: Na ka gjetur belaja nga Edi Rama, nuk vuri mend as nga tepsia as nga tiganët.

Vasili: Do hajë një tepsi kokës se s’ka rrugë tjetër.

Kryemadhi: Te tigani do skuqet se nuk ka rrugë tjetër. Do skuqet fap-fap si palaçinkë do ta skuqin shqiptarët më 25 prill. Jo 1 mln vota, po tre mln vota ke atje, te tigani i shqiptarëve Edi Rama ke për t’u përvëluar.

Më herët, Kryemadhi: “S’ka gjë, se në tiganin e Shqiptarëve do të digjet me këto zullume që po bën”, teksa i përgjigjej një të riu; “E pasnesërmja vjen shpejt”.

 

Më herët, kryeministri Rama deklaroi nga Farka, se demokratët dhe socialistët kanë të njëjtin hall me këta të “tiganit” siç e konsideron ai LSI-në në këtë prag fushate.

https://www.facebook.com/watch/?v=269258227774911