Kryemadhi flet për të rinjtë dhe spitalin e Fierit : Por ky për 8 vjet pse nuk e bëri spitalin, por do e bëjë për 2 muaj?

254
Sigal

Kryemadhi: Spitali i Fierit le të hapet se ne kemi nevojë për spitale. Por ky për 8 vjet pse nuk e bëri spitalin, por do e bëjë për 2 muaj? Dhe aq më shumë dakord që do merrka mjekë të huaj, por të na i kthejë njëherë këta mjekët shqiptarë që kanë ikur.

 

Banori: ai nuk duhet të na shumëzojë ne mjekëve këtu me zero. Kjo gjë është shumë e rëndë për të gjithë profesionistët. Të paktën me ata që kam biseduar unë. Gjej dhe rastin të jap edhe mendimin e tyre dhe t’u bëj thirrjeve të gjithë të majtëve, që nëse duan ta ruajnë të majtën e vërtetë të vijnë dhe të bashkohen me LSI-në.

 

Kryemadhi: Kjo është detyra jonë që ne duhet të trokasim derë më derë për t’i sqaruar njerëzit. Dëgjojmë deklarata flamur që thotë ai që edhe Parisi përmbytet, por nuk përgjigjet qeveria e Francës aq shpejt saç përgjigjet ky. Është kthyer në kaq qesharak, por edhe tragjike sjellja e qeverisë tonë dhe e kryeministrit, duke pasur parasysh atë që ne po jetojmë sot. Unë jam e bindur dhe koshiente që është e vërtetë që në këtë situatë krize, qoftë tërmeti, qoftë pandemia apo përmbytjet, siç janë krizat natyrore apo që nuk i do njeri. Por problemi është që këto kriza menaxhon me një vullnet të mirë, qoftë politik apo edhe njerëzor, por kur ti shikon që në anën tjetër ke një medalje ndryshe nga ajo çfarë propagandohet, kur shikon arrogancën, mungesën e vëmendjes, dëshirës për të ndryshuar gjërat apo për të bërë mirë, sigurisht që demotivohesh. Dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi sot është largimi i të rinjve. Ne flasim shumë për të rinjtë sot dhe jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë tek të rinjtë sepse në fund të ditës të gjithë jetojmë dhe punojmë për fëmijët tanë, që të kenë një jetë më të mirë.