Kryemadhi: Engjëll Agaçi financoi inceneratorin e Elbasanit duke e ditur që projekti ishte i paligjshëm

201
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, se ka miratuar financimin e inceneratorit të Elbasanit, duke patur dijeni se projekti ishte i paligjshëm. 

Kryemadhi tha në një emision se Agaçi është vënë në dijeni nga Agjencia e Prokurimit Publik se ishin shkelur rregullat e dhënies së koncesionit, por pavarësisht nga kjo është vijuar me marrjen e vendimit.

“Engjëll Agaçi në Elbasan ka bërë financimin e një projekti të paligjshëm. Një projekt i paligjshëm i cili ka patur dijeni që është i paligjshëm, që e ka kthyer APP dhe ka thënë se kjo kontratë nuk duhet bërë se nuk janë zbatuar rregullat e dhënies së koncesionit, të gjithë procedurën e paligjshme që ka bërë. Dhe Engjëll Agaçi ka rrëzuar vendimin e parë të qeverisë me të cilën justifikoheshin që të bëhej kontrata nga qeveria, por ndërkohë është VKM 907 e cila është një vendim që financon një projekt të paligjshëm, edhe pse është në dijeni. Alqi Bllako është arrestuar për inceneratorin e Fierit për shkak të tokës truall, ka qenë arë dhe është truall, dëmi ekonomik është 460 mln lekë“, tha deputetja e PL.