Kryemadhi: Edi Rama, një zvarranik politik

368
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka nisur me tone të forta intervistën e saj.

Teksa moderatori e quajti kryeministrin Edi Rama një “kafshë politike”, Kryemadhi e etiketoi “zvarranik politik”.

“Nuk mund ta quaj kafshë politike Edi Ramën. Mund ta quaj zvarranik. Nuk e shoh zotin Rama të fitojë me ndershmëri në asnjë betejë politike. Një herë me Metën, një herë me Gramoz Ruçin, një herë me Lulzim Bashën, Rama nuk ka fituar asnjë herë i vetëm në zgjedhje.

Lulzim Basha i dha oksigjen më 17 maj. Edhe LSI i ka dhënë oksigjen. Duhet të mësojmë nga gabimet.

Mos e quani kafshë politike. Atë që bën Rama mund ta bëjë çdo shqiptar.

Unë zvarranikun e shoh si diçka të shpifur”, tha ndër të tjera Kryemadhi.