Kryemadhi: Edi Rama kërkonte viktima,30 qershori tregoi që është i lidhur kokë e këmbë me krimin

787
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha gjatë një interviste për Ora News, se Kryeministri Rama kërkonte viktima, e se 30 qershori tregoi që është i lidhur kokë e këmbë me krimin.

-Znj.Kryemadhi a mendoni se Kryeministri ka një forcë më shumë sesa një Kryeministër normal edhe për faktin se opozita është treguar ndoshta siç këmbëngul, më shumë konstruktive sesa duhet dhe këtu mund të përmend edhe faktin që ishte një protestë disa mujore dhe u ndërpre çuditshëm vetëm disa ditë para zgjedhjeve vendore?
Sigurisht që ju prisni që strategjia e opozitës të jetë online për të gjitha mediat. Mos të harrojmë që sa herë që ne kemi tentuar dhe kemi qenë transparentë përsa i përket strategjisë ka qenë Rama ai që ka sabotuar të gjithë axhendën e opozitës. Kështu që ne kemi qenë shumë diskret në axhendën tonë. Nuk ka të bëjë fare tërheqja nga protestat për zgjedhjet e 30 qershorit dhe votimet e Edi Ramës. Normale që Edi Rama kërkonte viktima në 30 qershor. Kërkonte djegie të qendrave të votimit më 30 qershor, kërkonte dhunë në 30 qershor që të thoshte që “këta” janë të dhunshëm por në fakt qëndrimi ose tallja që i bëri opozita votimeve të Edi Ramës çfarë prodhoi? Prodhoi për herë të parë mbas 30 vitesh një raport të OSBE-ODHIR dhe raporti i OSBE-ODHIR-it i zgjedhjeve të 96 që besoj që një pjesë e mirë e shqiptarëve duhet ta mbajnë mend është 10 herë më i rëndë se raporti i 96, të cilat të gjitha institucionet ndërkombëtare ja kthyen mbrapsht Sali Berishës atëherë, sepse pas 96, u bënë zgjedhjet e 97. Nëse do të kishim ndjekur, nëse ne nuk do të lejonim njerëzit të shkonin të votonin normal nuk do të kishim një raport të OSBE. Normal që Edi Rama edhe i vetëm në zgjedhje, sepse sot të gjithë tallen me rezultatet e KQZ të Edi Ramës, që rezultati u doli mbas 1 muaji. I vetëm në zgjedhje. Pra sepse morën pjesë 100 mijë votues thotë ai por dolën 120 mijë vota në kutin e votimit. Dmth që është qesharake. As matematikë nuk dinë të bëjnë. As rakordim të procesit zgjedhor të cilin e bënë vet, e votuan vet, e numëruan vet, i votuan vet, i shqyrtuan vet, nuk arritën dot ta bënin. E para dhe e dyta, zgjedhjet e 30 qershorit treguan që Edi Rama është i lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar. Deri më sot, ke dy kryetar bashkie të shkarkuar për shkak të lidhjes së tyre dhe të dënuar. Dhe kemi edhe një kryetare bashkie që tha jam e lumtur që kanë vdekur 51 veta. Ky është. Dhe ka akoma dhe sa të tjerë kryetar bashkishë që Edi Rama i ka zgjedhur vetëm. Kush e ndalonte Edi Ramën në Shkodër mos të zgjidhte Valdin Pjetrin, por të zgjidhte një profesor, një grua, një vajzë, një djalë të nderuar pa të kaluar. Edi Rama e dinte shumë mirë që Valdin Pjetri ishte me të kaluar. E dinte jashtëzakonisht mirë sepse i kishte hyrë garant Sekretari i tij i Përgjithshëm. I cili do t’i merrte përsipër dëshminë e penalitetit të shtetit Italian fqinj duke qenë që ai ka lidhje të vjetra me drejtësinë italiane. Ka qenë avokat i zyrave të avokatisë nga më të njohurat. Dhe e dinte këtë gjë. Pse duhet të vendoste Valdin Pjetrin? Sepse lidhja e tij me krimin e organizuar janë detyrime dhe borxhe që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar në Shkodër etj, etj, apo sepse nuk rri dot Edi Rama pa këta? Ma thoni, po të bënim ne këtë do u merrte njeri me Valdin Pjetrin? Jo. Do u merrte njeri me Gim Kajmakun e Vorës? Jo. Kështu që, kjo është historia e asaj. Dhe për hir së të vërtetës, normal që medias do t’iu interesonte molotovë, fishekzjarrë, dhunë në rrugë dhe në qendra votimi sesi ziheshim ne si barbarë dhe nuk do merrej njeri me atë çfarë Edi Rama përfaqëson. Përfaqëson krimin e organizuar. Pra shikojeni në këtë drejtim. Shikojeni në këtë drejtim që kemi një komunitet ndërkombëtar që ka një raport prej 34 faqesh të OSBE-OHDIRit ku e bënë copë procesin e 30 qershorit dhe asnjë nuk merret me procesin e 30 qershorit. Asnjë nuk merret me një KQZ që për herë të parë në 30 vjet tranzicion asnjë raport kombëtar nuk ka cënuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por, për herë ta parë kemi një raport zyrtar, ndërkombëtar që thotë kemi një KQZ politike. Kemi një raport që bën copë sistemin e drejtësisë. Pra kemi një Kolegj Zgjedhor i cili kërcënohet nga qeveria me procesin e vettingut. Pra të thotë hapur një raport ndërkombëtar që procesi vettingut përdoret për të kërcënuar gjyqtarë dhe për favor të qeverisë dhe asnjë nuk merret me raportin e OSBE-OHDIR-it por të gjithë merren pse nuk dogjët ju qendrat e votimit me 30 qershor. Pra, shikoni të gjithë, dashje pa dashje edhe ne vet brenda opozitës por edhe mediat edhe gazetarët bien herë pas here viktimë e propagandës së Edi Ramës. Nuk merremi ne me çfarë ka prodhuar Edi Rama, sesi shqiptarët largohen, vendet e punës mbyllen, sesi invenstitorët e huaj largohen, sesi sistemi drejtësisë përdoret nga Edi Rama për të gjykuar ose për të shantazhuar të tjerë.

-Znj. Kryemadhi, kjo tërheqje e opozitës…
Jo kjo nuk është tërheqje, është strategji. Më thuaj nëse ne do digjnim qendrat e votimit kush fitonte, Edi Rama apo opozita?

-Ju mund të merrnit pjesë në zgjedhje e 30 qershorit dhe të fitonit.
Po s’ka. Zgjedhjet kanë qenë me dekret të presidentit me 13 tetor. Nuk ka zgjedhje 30 qershori. Tani të të bëj një pyetje. Pse anjë media nuk merret me vendimin e KQZ-së që nuk më la të drejtën mua për të marr pjesë në komision? Që unë duhet të kisha anëtarët e komisionit. Sepse e kam me Kushtetutë, e kam me Kod Zgjedhor dhe KQZ-ja mori një vendim të pa ligjshëm. Asnjë media nuk u mor me këtë.