Kryemadhi : E rëndësishme është për ta harxhuar kohën në një universitet, ku edhe diploma të përgjigjet me tregun e punës.

182
Sigal

Në takimin që zhvilloi pasditen e sotme me votuesit e rinj në Fier, Kryemadhi ceku dhe pjesën e arsimimit dhe se sa vlerë kanë këto diploma në tregun e punës në vendin tonë.

E rëndësishme është për ta harxhuar kohën në një universitet, ku edhe diploma të përgjigjet me tregun e punës. Sepse ne nuk mund të ecim me teorinë që ta bëjmë këtë gjë se duhet, por në fund të ditës ajo diplomë duhet t’i shërbejë jo vetëm familjes dhe punësimit, por edhe do të kthejë mbrapsht investimin e familjeve tona. Unë mendoj që angazhimi i maturantëve dhe studentëve që janë në vit të parë, votuesve për herë të parë që nuk janë pak, janë një numër shumë i madh. Për hir të së vërtetës, edhe se në vitet e ardhshme do të vijë duke rënë për shkak të lindjeve shumë të vogla, por edhe për shkak sepse shumë të rinj po largohen nga Shqipëria. Ashtu sikurse ikin sepse nuk kanë mundësi, ne duhet t’i krijojmë shansin dhe mundësinë që më 25 prill jo vetëm të jenë pjesë e strukturës që shkon për të votuar për ndryshimin e madh që ka nevojë Shqipëria, për atë shpresë që keni ju nevojë, por të votojë edhe për familjet e tyre që sot e kanë të vështirë për të shkolluar secilin.

Sepse sot të shkollosh një fëmijë është shumë e vështirë, përveç se për shkak të mungesës së infrastrukturës, mungesës së hapësirave, por ndërkohë është akoma më e vështirë në mentalitetin dhe psikologjinë për t’i ofruar dhe garantuar vendin e punës nesër. Gjë që sot për shkak të politikave të gabuara, për shkak të krizave që ne i kemi stimuluar dhe i stimulon vetë qeveria, ne nuk i ofrojmë qeverisë shqiptare asnjë shans dhe asnjë mundësi. Aq më shumë pastaj që vijnë politikat e maturës shtetërore, për të mos vazhduar me mundësitë për zgjedhjet në universitete e kështu me radhë.