Kryemadhi: Dosja “Habilaj”, një pikë uji në oqean. Të reagojnë ndërkombëtarët

493
Përgjimet e policisë italiane kanë nxitur opozitën që të bashkohet dhe të kërkojë largimin e qeverisë “Rama”, që e akuzon për përfshirje në trafikun e drogës. Një nga aktorët e tryezës së përbashkët të organizuar këtë të mërkurë nga opozita, ishte edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha në “Top Story” se dosja “Habilaj” është një pikë uji në oqean.
“Në oqeanin e zullumit ku është futur shteti shqiptar dhe nisi të dalë kjo si një pikë uji. Duhet të shprehen edhe ndërkombëtarët. Nga një rrezik kombëtar, kjo situatë po kthehet në një rrezik rajonal”, vijoi ajo.
Kryetarja e LSI-së thotë se më shumë sesa emrat, problem është fenomeni.
Por, përse LSI nuk doli nga koalicioni me Partinë Socialiste për gjatë katër viteve në bashkëqeverisje.
“Unë personalisht kam qenë kundër vazhdimit të bashkëqeverisjes, që në momentin që u bë deklarata e Manjanit sa i përket kanabizimit përmes ushtrisë. Qëndrimi që ka mbajtur LSI në atë kohë, ka qenë për faktin që ishte reforma në drejtësi në fokus të politikës shqiptare dhe çdo lëvizje do të quhej si mungesë dëshire për reformën në drejtësi”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Sigal