Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe tek Ndangheta, Veliaj me thes në dorë në fshatrat e Kavajës dhe Rrogozhinës

197
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë 5, nga ku deklaroi se Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe tek Ndangheta, ndersa shtoi se Erion Veliaj del me thes në dorë në fshatrat e Kavajës dhe Rrogozhinës.

 

Sot i gjithë buxheti i shtetit shkon në 5 duar, ose tek oligarkët ose tek Ndrangheta, se nuk të ka ngelur më gjë tjetër ty. Sot nuk ka një kontratë për familjet e Kombinatit për tërmetin dhe ti ke sesi bëhen pazaret e metrave katrorë të Tiranës me mijëra euro, me mafien italiane. Kur ndërkohë ka dalë më thes në krah, fshat më fshat të Rrogozhinës dhe Kavajës, se i mbaroi kullat në Tiranë dhe tani shkon atje, kur ndërkohë detyrimi i tij është ndaj qytetarëve të Tiranës. Po jo vetëm i atij, edhe i këtij tjetrit që e mban veten për kryeministër, i cili është në ikje, i cili ka rritur taksat, ka thënë do hap 300 mijë vende pune, nuk hapi asnjë. Ka thënë do ul çmimin e energjisë elektrike, por jo vetëm që nuk e uli por përkundrazi e rriti. Ka thënë arsim falas, arsim falas nuk ka jo e jo, po u rriti tarifat dhe nuk kanë as laboratorë e as kërkim shkencor. Ka thënë do ndihmoj komunitetet që janë në nevojë dhe në ndihmë për asistencë sociale, absolutisht as njërën as tjetrën. Tha do rris prodhimin vendas, përkundrazi e mbyti prodhimin vendas dhe e falimentoi me importet. Shëndetësia falas u bë shëndetësia më e shtrenjtë. Për një Covid në familje u shkon njerëzve 3-4 milion.
Kështu që të gjitha këto që u kthyen nga një fasadë, nga premtime në mashtrime, njerëzit nuk të durojnë më. Nuk të duron prindi kur gënjen, jo më të durojë një njeri që robtohet për të ushqyer familjen dhe fëmijët e vet. Dhe ajo që është akoma më e dhimbshme, është banaliteti dhe arroganca që kanë në sjelljen me njerëzit. Pra njerëzit janë të padukshëm për ta. Njerëzit janë të pa konsiderueshëm për ta.
92 ditë na ndajnë, edhe 92 ditë për të shkuar në kutinë e votimit. 10 minuta për t’i kushtuar një miku, për të qenë pjesë e votimit, rëndësi ka që të mos votosh këtë sekt që të grabit. Dhe kjo është gjëja më e thjeshtë dhe treçereku i punës është gati. Mendoj që nuk ka të bëjë me flamur politik, sesa ka të bëjë me koshiencën qytetare. Të gjithë kemi arsye pse duhet të shkojmë te kutia e votimit. Duhet të shkojmë për t’i dhënë mësim çdo politikani që të mos guxojë më të bëjë veprime të tilla. Ne në shumicën e rasteve fokusohemi te problemet madhore politike, por harrojmë jetën e përditshme të qytetarëve. Harrojmë mungesën e punësimit, harrojmë largimin e të rinjve, harrojmë të ulemi dhe të diskutojmë për problemet që kanë njerëzit në jetën e përditshme, sepse ata kanë probleme shumë të vogla, por që krijojnë drama të mëdha në familjet shqiptare.

Ka dy standarde për bizneset. Dikush e paguan taksën për biznes normal, dikush nuk paguan asnjë lloj takse. Ndërkohë që tek dera e biznesit të mbyt. Ka dhe një problem tjetër, ne thamë do taksojmë të pasurit, nuk do taksojmë të varfrit, por faktikisht ndodhi e kundërta. Sot paguajnë taksa ata që nuk kanë mundësi, pra paguajnë ato djem dhe vajza që janë të dy punësuar, që për shkak të mungesës së mundësisë financiare bëjnë dy punë. Se një njeri bën dy punë sepse nuk ka mundësi financiare dhe ata e paguajnë taksën dy herë. Dikush tjetër që nuk bën asnjë punë, por vetëm i bën fresk kryeministrit, nuk paguan asnjë taksë. Përkundrazi merr edhe 3 çerekun e buxhetit të shtetit, që paguhet nga taksat e popullatës dhe sot jemi në këtë situatë ku njerëzit po largohen.
Ajo që është një nga pikat tona kryesore është krijimi i mundësive dhe hapësirave për të pasur drejtësi të barabartë për të gjithë. Çfarë do të thotë kjo gjë? Për mua dhe jam e bindur se për këdo nga ne, prona është e shenjtë. Dhe për shkak të pronës njerëzit punojnë, kontribuojnë, trashëgojnë nga njëri tjetri, në mënyrë të tillë që dikush përmirëson jetën, dikush shkollon fëmijët, dikush e trashëgon tek fëmija. Dhe një nga problemet që kemi pasur është arbitrariteti për hir të urbanizimit. Është ligji i legalizimeve, por ligji i urbanizimit vjen pasi zbaton ligjin e legalizimit, sepse ligji i legalizimit është miratuar që në 2005-2006. Thotë legalizim pastaj urbanizim. Sepse e nisi teorinë Edi Rama kur ishte Kryetar Bashkie që të bënte urbanizim pastaj legalizim, që t’i nxirrte njerëzit në mes të rrugës. Dhe urbanizmi penalizonte të gjithë qytetarët, në bazë të interesave të ndërtuesve dhe ajo që sot është më e rëndësishme është që ky ligj jo vetëm që është i shkruar dhe i miratuar nga Parlamenti, por është i zbatuar për së prapthi. Sepse sot ju keni 6 vjet që jeni në rrugë, Unaza e Re po ashtu, pjesa e Bulevardit të Ri po ashtu, Shkoza e famshme po ashtu. Pra e gjithë struktura e njerëzve që prej 30 vitesh kanë paguar taksa, kanë paguar energjinë elektrike, taksë pastrimi, taksë gjelbërimi. E njëjta situatë si jeni ju tek zona e Unazës së Re, pjesa e pallatit me shigjeta, e njëjta situatë është edhe me familjet në Kombinat që i kanë nxjerrë në rrugë për shkak të tërmetit, ua kanë shembur pallatet dhe nuk kanë asnjë kontratë marrëveshjeje.