Kryemadhi : Beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia ?!

158
Sigal

Në vazhdim të takimit me votuesit e rinj në Lushnje, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli dhe për planet afatgjata në mënyrë që të rinjtë të mos largohen më drejt emigrimit.

Pjesë nga takimi :

Jo vetëm pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të rritur lindshmërinë por dhe për të rinuar moshën mesatare të popullatave të tyre siç është Kanadaja, Amerika dhe ne këtë skemë e ofrojmë që ta bëjmë për Shqipërinë sepse për ne është shumë më mirë që të ngurtësojmë çdo vit nga 30 milionë euro për fëmijët e shqiptarëve që lindin. Kur ata të jenë në moshën 25 vjeçare të marrin një buxhet për të bërë një shtëpi të re në momentin që ata bëhen me fëmijë, sesa ti japim 30 milionë euro në vit Vilma Nushit dhe është më mirë që këtë buxhet që Edi Rama dhe Rilindja ia dha Vilma Nushit për check-upin që nuk u bë kurrë, ne t’ia japim në përllogaritjet siç mendohet nga pritshmëritë 560 mijë fëmijëve të shqiptarëve që do të lindin në Shqipëri ditën që ata do të bëhem me fëmijë, do të kenë mundësi që të kenë një shtëpi. Pra mendoj që në përllogaritje është shumë e mirë. Të gjithë thonë si ndodh si realizohet. Realizohet shumë thjesht nëpërmjet fondeve, “trust fund” që quhen. Të cilat janë investime, është një vizion i ri i zhvillimit të ekonomisë dhe të krijimit të portofolave të investimeve dhe të menaxhimit të portofolave të tilla kur sigurisht këto janë veprime të cilat merrem me vendime parlamenti, në bashkëpunim me këto shtete mjaft serioze ku lëvrohen këto fonde.

Por mbi të gjitha krijohet një konsolidim dhe një ripopullim i Shqipërisë sepse na janë larguar të gjithë të rinjtë tanë dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë. Nuk është me efekt të menjëhershëm, por është me efekt pas 25 viteve. Por kjo është LSI, është një parti që kur e nisi betejën e vetë e nisi para 17 vitesh. Sot ja ku jemi. Dhe ajo që është akoma më e rëndësishme 25 vjet ikin shumë shpejt dhe do jetë më e rëndë për ne kur të mos kemi asnjë të ri në Shqipëri dhe do të kemi vetëm pensionistë të cilët do të qajnë dhe do të vajtojnë për mungesën e fëmijëve të tyre, sesa të kursejmë disa para, t’ua heqim oligarkëve ose koncesioneve dhe ti vendosim në shërbim të rimëkëmbjes së vendit tonë. Pra nga një emergjencë e menjëhershme e 5% që krijon efekt të menjëhershëm në buxhetet e familjeve shqiptare, te projekti bebe në bebe, që në fund të ditës gjithë ky zinxhir prej 5 prioriteteve krijon më shumë punësim për shqiptarët, punësim të mirëpaguar, profesionistë të mirë të cilët sa më cilësor të jenë studentët dhe nxënësit tanë, sa më cilësor të jetë arsimi aq më shumë do të mirëpaguhen. Aq më të mirë do të jenë, aq më konkurrues do të jenë në tregun e punë dhe në rajon dhe mbi të gjitha do të jetojnë të lumtur në Shqipëri, në këtë vend të bekuar. Jepini forcë votës suaj, punoni me të gjithë, imponojuni politikës, vendoseni me shpatulla pas muri, sepse është e rëndësishme që beteja për 25 prillin, është betejë për 25 vitet e ardhshme, kush do sundojë, do sundojë oligarkia apo do sundojë rinia.