Kryemadh: Kryeministri Rama rrëzohet vetëm me protesta mbarëpopullore

403
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Durrësi në takimin me strukturat e partisë është shprehur se,  rruga e vetme e largimit të kryeministri Rama janë protestat mbarëpopullore.  Kryemadhi tha se LSI do bashkëpunojë në të gjitha nivelet me partitë opozitare.   Kryemadhi: “Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e ‘Rilindjes’ mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e vetme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore,” u shpreh ajo. Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë. “LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,” është shprehur kryetarja e LSI-së gjatë takimit me strukturat në Durrës.