Kryedemokrati Lulzim Basha: Do të kandidoj vetëm në qytetin e Tiranës. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh për shqiptarët

243
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se vetë do të kandidojë vetëm në Tiranë. Basha tha se nuk do të garojë në asnjë qark tjetër, përveç Tiranës. Basha shtoi se Tirana e ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet, drejtimin si kryebashkiak dhe për këto arsye ka vendosur të garojë aty. Lulzim Basha: Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Jo nuk do të garoj në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet. Megjithëse si kryetar i partisë dhe si kandidati për kryeministër, i opozitës së bashkuar, unë do të bëj fushatë në të gjithë vendin, padiskutim. Në mënyrën më absolute 25 Prilli do të jetë ditë e një ndryshimi të madh dhe ky është verdikt, kjo është aspiratë e shumicës dërmuese të shqiptarëve.