Kryebashkiaku Veliaj: Tiranës do ti shtojmë edhe 20 shkolla të tjera, përshëndet ministrja Nikollaj

443
Kreybashkiaku Veliaj: Tiranës do t’i shtojmë edhe 20 shkolla të tjera, fund mësimit me turne
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës, lidhur me përmirësimin e infrastrukturës arsimore në shkolla e kopshte.
Fillon të marrë jetë projekti për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne. Në ambientet e shkollës “Fan Noli”, Bashkia e Tiranës nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit e Sportit për projektin e ndërtimit të 17 objekteve të reja arsimore në Tiranë, ndërkohë që 3 shkolla janë në proces ndërtimi, duke e çuar në 20 numrin e tyre. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Kreu i Bashkisë deklaroi, se për të pasur sukses në arsim, përveç përkushtimit të stafit të mësuesve, është tepër i rëndësishëm edhe krijimi i kushteve të përshtatshme. “Infrastruktura nuk është gjithçka, por gjithsesi infrastruktura është diçka. Të ardhurit në një ambient të pastër, të ardhurit në klasa me hapësirë, të ardhurit në një ambient që ka estetikë, të ardhurit në një ambient që ka kushte minimale të dinjitetit njerëzor, sigurisht që e bën më të lehtë misionin për të shërbyer në shkollat, në kopshtet dhe në çerdhet tona”. Kryebashkiaku Erjon Veliaj, deklaroi: deklaroi se vitin e parë Bashkia e Tiranës u detyrua që të shlyente 60 për qind të borxheve të mëparshme, ndërsa për një vit e gjysmë u mundësia dhe ndërtimi i një sërë çerdheve, kopshteve dhe i këndeve të lojërave për fëmijët. Ministrja e Arsimit, Z. Lindita Nikolla, tha: Bashkia e Tiranës e ka fatin të lidhur me mësuesit dhe mësueset, sepse ndërton qytetin, ndërsa mësuesi ndërton qytetarët. E lexova këtë status të Erionit, për të ndarë një mirënjohje dhe një lëvdatë të madhe, punëve të Bashkisë së Tiranës, Erionit posaçërisht. Shkollat kanë nevojë sot, jo vetëm për të funksionuar si shkolla qendra qytetare, por për të funksionuar edhe si shkolla qytetare, pikërisht me sjellje dhe shprehi, qëndrime për të cilat ka nevojë qytetaria e Tiranës. Kam një lëvdatë të madhe gjithashtu në emër të mësuesve dhe të shkollave për Erion Veliajn, për gjithçka ka mundur të sjellë përmes modelit të tij të punëve dhe jo të fjalëve, për mbështetjen që u jep fëmijëve në nevojë, transport cilësor të mësuesit dhe nxënësit, e gjithë Bashkisë së re të Tiranës!”.
Sigal