Kryebashkiaku Veliaj: Rritja e kërkesës për regjistrime në kopshte, kompliment për punën tonë me hapjen e një tjetër kopshti të ri në Tiranë

6
Sigal

Kopshti më i ri i hapur në Kodër-Kamëz në Tiranë mban emrin “Buzëqeshja e Artë”. Këtë javë të parë ky kopësht priti 180 fëmijët e parë në mjediset e tij që ofrojnë infrastrukturë moderne arsimore, ofron kushte dhe standarde të njëjta për vogëlushët thuajse si ato të kopshteve në qendër të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, në përurimin e ambienteve të reja të kopshtit, tha se kjo është një nga hapësirat më të mëdha për fëmijët në Tiranë. “Kush do e kishte menduar se në Kodër-Kamëz do të kishim një mega shkollë me dy emra të mëdhenj: 9-vjeçaren “Nënë Tereza” dhe gjimnazi “JF. Kennedy”. Më vjen mirë që qershia mbi tortë e këtij kampusi të jashtëzakonshëm, dikur i zaptuar, është ky kopësht me emrin “Buzëqeshja e Artë” – tha Veliaj. Ai shtoi se kërkesat për regjistrime në kopshte dhe çerdhe janë shumëfishuar si asnjëherë më parë, pikërisht për shkak të standardit të vënë me godinat e reja të ndërtuara në kryeqytet. “Sot kemi 7-8 herë aplikime më shumë. Në njëfarë mënyre, jemi bërë ‘viktimë’ të suksesit tonë! Sa më cilësore është bërë puna, aq më shumë është rritur kërkesa. Por, ky është edhe komplimenti më i madh që i është bërë Bashkisë së Tiranës. E marr edhe si kritikë, pra se duhet të kishim bërë jo tre herë dhe katër herë më shumë, por 7-8 herë më shume kopshte e çerdhe, por e marr edhe si frymëzim që në këtë mandat të shtojmë masivisht një nga shërbimet, që njerëzit e kanë certifikuar, duke na besuar në masë dhe duke sjellë shumë më shumë aplikime seç ka hapësira”, tha kryetari i Bashkisë Tiranë.