Kryebashkiaku Veliaj: Kemi përuruar 14 shkolla në një vit. Banorët që iu dëmtuan banesat nga tërmeti, do i marrin me kushte më të mira

178
Sigal

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme(djeshme)  të Këshillit Bashkiak renditi një sërë punësh të kryera nga Bashkia e Tiranës përgjatë gjithë vitit 2021. “Disa nga projektvendimet e rëndësishme që kemi kaluar: Rijetësimi i Piramidës së Tiranës, e cila do jetë qendra më e madhe e teknologjisë në Rajon. Ndërtimi i Kampusit UT, për ndërtimin e Universitetit të Arteve si dhe ndërtimin e Akademisë së Policisë. Gjithashtu kujtoj se ndërmorëm një vendim jo të lehtë në fushën e transportit publik, hoqëm licencën e ushtrimit të transportit urban ndaj një operatori që ushtronte në mënyrë të cunguar dhe në dëm të qytetarëve dhe e zëvendësuam atë me autobusë hibridë dhe me standard bashkëkohore. S’mund të lë pa përmendur një nga investimet më madhore në Tiranë: Ndërtimin e shkollave! Kemi hapur tashmë 14 shkolla dhe institucione arsimore në Tiranë. Kemi përuruar 14 shkolla në një vit.”.

Banorët që iu dëmtuan banesat nga tërmeti, do i marrin  me kushte shumë më të mira

Këshilli Bashkiak i Tiranës mori vendimin për shembjen e disa ndërtesave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit, rikonstruksioni i të cilave e kalon vlerën e 70% të kostos së ndërtimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se kur kostoja e riparimit të pallateve të dëmtuara e kalon në vlerën mbi 70%, sipas ligjit shqiptar, ato do të rindërtohen nga e para. “Sot marrim vendime jo të lehta për prishjen dhe ndërtimin nga e para të atyre pallateve që riparimi u kushton më shumë se 70% e kostos së ndërtimit. Siç thotë Ligji: vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës për prishjen e detyruar të ndërtesave, në pronësi private apo publike, për ato raste kur ndërtesa është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore dhe nuk mund të riparohet ose kur riparimi i saj kushton më shumë se 70 % e kostos së ndërtimit nga e para. deklaroi Veliaj.