Kryebashkiaku Veliaj: Do vazhdojmë investimet në Dajt, Ish-kampi i punëtorëve do vihet në shërbim të aktiviteteve sportive

457
Sigal

Me dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë për të festuar festën e Dajtit, ku kanë shijuar ushqimin bio dhe kanë patur mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale. Të pranishën në festë kryebashkiaku Veliaj i cili nënvizoi se kjo është është një mundësi shumë e mirë për promovimin e turizmit malor dhe atij të sporteve ekstreme. Festa e Dajtit ka mbledhur me dhjetëra qytetarë, të cilët veç argëtimit e ushqimit bio të zonës, patën mundësi të vizitojnë panairin me prodhime artizanale, jo vetëm të zonës së Dajtit, por edhe nga qytete e krahina e ndryshme të vendit. Festës ju bashkua edhe kryebashkiaku Veliaj. Veliaj: “Do të vazhdojmë investimet në Dajt: filluam me një park të aventurave, si Dajti Ekspres, dhe jam shumë i lumtur t’ju informoj se shumë shpejt edhe ish-kampi, por edhe gjithë kjo fusha, do të kthehen në terrene sportive që mund të përdoren jo vetëm nga ata të sporteve ekstreme, si aeronautika, që tani ka platformën e vet, por edhe nga ata që duan të merren me futboll, volejboll, me cross-country ski. Besoj se edhe për të huajt që do të vizitojnë Tiranën, ky është një lajm fantastik”.  Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje të pranishmëve që të konsumojnë produktet vendase, pasi kështu ndihmohet ekonomia e zonës.