Kryebashkiaku Vangjush Dako: Durrësi, qendër e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

416
Sigal

Kryetari i
Bashkisë së Durrësit merr pjesë në ceremoninë solemne për 72 -vjetorin e çlirimit
të qyteti

 

Vangjush Dako:
Qyteti ynë u bë qendra e rezistencës kundër nazifashistëve

 

Som

Në këtë ceremoni merrnin pjesë kryetari i
Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti Roland Xhelilaj, kryetari i
këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, kreu i organizatës së veteranëve të
LANÇ-it Durrës Xhemal Kaçani, veteranë të luftës dhe të afërm të dëshmorëve që
dhanë jetën për liri

 

Bashkia e Durrësit ka organizuar
ceremoninë solemne me rastin e 14 Nëntorit, ditës së
çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në 1944. Në këtë
ceremoni merrnin pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, prefekti
Roland Xhelilaj, kryetari i këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj, kreu i
organizatës së veteranëve të LANÇ-it Durrës Xhemal Kaçani, veteranë të luftës
dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Ceremonia është
çelur me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas e ka
marrë fjalën kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili deklaroi
se do të kujtojmë gjithmonë me respekt të gjithë ata që e deshën
qytetin aq shumë sa sakrifikuan edhe jetën e tyre për të.

 

Vangjush Dako: Durrësi, qendër e historisë
shqiptare të Luftës II Botërore

 

Midis të tjerash kryebashkiaku Dako u
shpreh “Të nderuar veteranë të luftës, të afërm të familjeve te dëshmorëve,
përfaqësues të organeve të pushtetit qendror. Ju falenderoj të gjithëve për
praninë këtu, ku si çdo vit, mblidhemi në përkujtim të ditës historike të
çlirimit të qytetit tonë, ditë për të cilën kanë
sakrifikuar e kanë dhënë jetën dhjetëra
patriote,  luftëtarë të lirisë, te rinj e te
reja. Më lejoni të shpreh mirënjohjen e thellë për
kontributin dhe vetëmohimin e të gjithë këtyre heronjve
që në emër te lirise nuk kursyen asgjë për të arritur
ditën e madhe dhe të lavdishme të 14 Nëntorit,
ditën e çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë. Durrësi, u
gjend në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore sepse
pikërisht në këtë qytet, më 7 prill, nisi të
shkruhej me gjak historia e lavdishme e Luftës Antifashiste
Nacionalçlirimtare. Durrësi u bë në këtë mënyrë një ndër
qytetet me të rëndësishëm të kësaj
lëvizjeje. Me kalimin e viteve edhe nën thundrën e okupimit
nazist, qyteti nuk e ndali luftën për çlirim, por
përkundrazi e shtoi atë edhe më shumë, duke zgjeruar bazat e luftës
dhe shtuar rradhet e luftëtarëve të lirisë. As vrasjet apo
masakrimet, burgosjet apo internimet nuk e gjymtuan dot shpirtin
liridashës të popullit të këtij qyteti që u kthye në simbol të
qëndresës dhe luftës  ndaj nazifashizmit”.

 

Dita historike e 14 nëntorit

 

Kryebashkiaku Dako shtoi se “Sot, pas 71
vjetësh në jemi krenare te përkujtojmë ditën   historike
të 14 nëntorit dhe të  shprehim respektin dhe mirënjohjen
për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të
rëndësishme të popullit tonë për të sakrifikuar deri dhe jetët e tyre
për lirinë e vendit. Kjo ditë, teksa na fton te gjitheve si qytetarë
të shprehim këtë respekt e mirënjohje, na obligon si brez t’i
trashëgojmë më së miri vlerat patriotike, shoqërore, historike të
asaj epoke të lavdishme dhe njëkohësisht neve, që drejtojmë sot këtë qytet na
vë përpara përgjegjësive të shumta,  ndër më kryesorja ajo
që ka të bëjë  me përmbushjen e ëndrrës së të rënëve; një Shqiperi
të  lirë dhe evropiane. Durrësi, qyteti ynë, po
ecën me ritme të shpejta në rrugën e tij te
pandalshme  drejt zhvillimit. Te gjithë së bashku  na duhet
të punojmë palodhur për të patur një qytet sa më të
begatë, me të pastër, më të lulëzuar, me ekonomi më të
zhvilluar e me mirëqenie më të lartë sepse
vetëm në këtë mënyrë përmbushim jo vetëm amanetin e të
rënëve, por dhe aspiratën e qytetarëve tanë”. Në këtë
ceremoni e kanë marrë fjalën edhe veteranë të luftës të
cilën sollën kujtimet e tyre nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare
dhe nga dita e çlirimit të Durrësit.