Kryebashkiaku Sejdini dhe deputeti Balla bëjnë show mediatik me… facebook për ndotjen e mjedisit

611
Elbasani është qyteti më i ndotur nga tymrat dhe gazrat vdekjeprurës, e megjithatë kryebashkiaku Sejdini, jo vetëm që nuk shqetësohet asnjëherë, por, përkundrazi, është ai fajtori kryesor me veprimet dhe mosveprimet ndaj fajtorëve. Për show politik, kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti i PS-së Taulant Balla, kryen një inspektim në një fabrikë të përpunimit të naftës, dhe paskëtaj i kërkuan ministrit të Mjedisit Blendi Klosi nëpërmjet rrjetit social Facebook, të marrë masa ndaj kompanive që ndotin mjedisin. “Rafineria e naftës është ndotës, jo vetëm e ajrit, por është tepër e rëndë situata me mbetjet e naftës që derdhet në kanalet e kullimit të arave bujqësore dhe më pas në Shkumbin. Është një vepër penale shumë e rëndë,” shkruan në facebook Balla. Bashkia Elbasan gjithashtu nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook deklaroi se vizita në zonë ishte një inspektimin për të parë nga afër situatën. Kaq, me postime në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Elbasanit. Kryebashkiaku i Elbasanit Sejdini (dhe deputeti Balla) me çfarë atributi ushtrojnë kontrolle të befasishme dhe të selektuara, kur e kanë detyrë ligjore dhe institucionale të ushtrojnë kontrolle të përhershme, të shoqëruara edhe me relacione dhe konkluzione tek institucionet përkatëse ligjore të monitorimit të mjedisit? Kryebashkiaku Sejdini, a i ka njoftuar më përpara Ministrinë e Mjedisit, apo mjaftohet me postime në facebook? Vetë kryebashkiaku Sejdini a është përgjegjës për tymrat e fabrikave që ndotin gjithë ajrin e Elbasanit? Përse kryebashkiaku Sejdini nuk kallëzon në prokurori KURUM për ndotjen e lumit të Shkumbinit nga mbetjet që hedh? Përse hesht kryebashkiaku Sejdini për mosfunksionimin e filtrave të ajrit nga KURUM? A ka interesa personale kryebashkiaku Sejdini, që hesht, edhe pse e di, që gazrat e KURUM vrasin çdo vit qindra njerëz nga sëmundjet e kancerit, që shkaktojnë ndotjet?


Sigal