Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu i vendos emrin “Nikoll Vatnikaj”, një rruge të re në Bathore

504
Sigal

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka vendosur emrin e një personaliteti në një prej rrugëve të investuara në njësinë administrative Bathore, emrin e “Nikoll Vatnikajt”.

Të pranishëm në këtë event ceremonial krahas kryebashkiakut Xhelal Mziu ishin dhe pjesëtarë të administratës, si dhe familjarë, të afërm dhe banorë të zonës. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku Mziu vlerësoi kontributin dhe emrin e personalitetit, Nikoll Vatnikaj si dhe kontributin të familjarëve dhe të afërmve në ndryshimin dhe zhvillimin e jetës së komunitetit ku ato jetojnë.

Në fund të ceremonisë kryebashkiaku Mziu vlerësoi dhe me “Certifikatë Mirënjohje” Nikoll Vatnikaj për kontribute të veçanta. Familjarët falënderuan dhe vlerësuan kryebashkiakun Mziu për kontributin e tij të veçantë në ndryshimin rrënjësor të jetës së banorëve të bashkisë Kamëz, si dhe në përkushtimin e jashtëzakonshëm për vlerësimin e personaliteteve kudo që ato kanë dhënë kontributin e tyre.