Kryebashkiaku Erion Veliaj: Tani të ecim përpara, boll humbëm kohë me histeri!

221
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, e cila la në fuqi shembjen, por pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, si dhe shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave, për ta kaluar në pronësi të bashkisë. Kryebashkiaku Veliaj thekson se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë bashkisë, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa thekson se duhet ecur përpara me ndërtimin e “shtëpisë më të madhe e moderne të teatrit në Ballkan”.

Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj: “Tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan, boll humbëm kohë me histeri, si me çdo projekt të madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.”