Kryebashkiaku Erion Veliaj: Mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë

227
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në SHBA, u takua edhe me Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry, të cilët i konsideron miq të mirë dhe shprehet se, “mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë, flet shumë për marrëdhënien tonë të veçantë!” Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Është gjithmonë kënaqësi të jesh në shoqërinë e dy miqve të mirë si Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry, të cilët mezi presin të vizitojnë Tiranën vitin tjetër, për  “European Youth Capital 2022”.  Mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë, flet shumë për marrëdhënien tonë të veçantë!”

Takim me Kongresmenin e Connecticut-it, Jim Himes

I lumtur që u takova me Kongresmenin e Connecticut-it, Jim Himes, për të ndarë së bashku zhvillimin e Tiranës, në prag të “European Youth Capital 2022”.  Në të kaluarën, marrëdhëniet transatlantike ishin jetike për të rinjtë, por sot ato, janë edhe më të rëndësishme!