Kriza politike, McAllister mbërrin në Shqipëri

501
Për zgjidhjen e situatës politike, pritet të mbërrijë në Tiranë eurodeputeti gjerman, David McAllister.
Ai është caktuar si negociator nga Partitë Popullore Europiane.
Mësohet se McAllister do të jetë në Tiranë me 24 dhe do të takojë kryeministrin Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Nënkryetari i Partive Popullore Europiane u caktua si negociator pas kërkesës drejtuar këtij formacioni politik nga kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Meta.
Opozita dhe mazhoranca po negociojnë ndërkohë për uljen në një tryeze bisedimesh.
Por takimet e negociatorëve Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi nuk kanë dhëne rezultat.
Sigal