Kriza politike, Lulzim Basha takohet me Presidentin Meta

496
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua mëngjesin e sotëm me kreun e shtetit, Ilir Metën, në Presidencë. Takimi me Metën zgjati 40 minuta dhe asnjë prej tyre nuk u prononcua për mediat.

Bashkëbisedimi ndodhi në vazhdën e përpjekjeve nga ana e Presidentit për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

Më pas, Basha iu drejtua selisë së PD, ku thirri një takim me partitë aleate.