Kriza politike dhe pasojat në ekonomi

697
Sigal

Presidenti  i Shqipërisë duhet të kërkojë ndalimin e Gazit Helmues, sepse jeta e shqiptarëve është më e rëndësishme. Rama bëhet një kryeministër që qeveris i vetëm dhe qeverisja me ‘kokë-tundje’ është dashuri që vret. Rrezikohemi deri në ngrirjen e financimeve falas të BE-së për ekonominë shqiptare

Policia mos t’ia bëjë këtë dëm të rëndë vendit të saj

 

Nga Arben Malaj

 

Protesta duhet të jetë vetëm paqësore. Në këtë protestë janë edhe 300 studentë evropian. Presidenti i Republikës duhet të kërkoj publikisht dhe ligjërisht bllokimin e përdorimit të bombave me gaz helmues. Në qoftë se policia do të përdorë gaz helmues që nuk përdoret në vendet evropiane, sepse ka efekte direkt ose indirekt në dëm të shëndetit, ata dhe prindërit e tyre kurrë nuk do t’ia falin Shqipërisë dhe personave përgjegjës. Jeta është e rëndësishme edhe për çdo shqiptarë por ne nënshtrohemi lehtë, ndërsa ata do ta ndjekin këmbë pas këmbe me procese të rregullta ligjore këdo që do të lejojë përdorim e këtyre armëve vrastare për shëndetin. Në protestë ka disa qindra fëmijë shqiptarë. Ju lutem mos i vrisni me gaz helmues. Ai për shëndetin e tyre të brishtë është shumë herë më i rrezikshëm. Policia mos t’ia bëjë këtë dëm të rëndë vendit të saj.

Kujdes, historia e drejtorëve të policisë dhe ministrave të rendit është e hidhur në vendin tonë, sepse politika gjithnjë i ka keqpërdorur ata.

 

Qeverisja me kokë-tundje, të vret

 

Prof Arben Malaj

Lektor i Integrimit Evropian dhe ish-Ministër i Financave; 1997-1998 & 2004-2005

 

Kryeministri Rama duhet ta anulojë menjëherë këtë vendim, kryeministri duhet të ndërgjegjësohet se miratimi në heshtje i ministrave mund të jetë “dashuri politike” për të, por kjo është dashuria që populli ynë i mençur e quan ”dashuria që të vret”, sepse është pa përgjegjshmëri jo vetëm ligjore ndaj vendit të tyre. Rama rrezikon të jetë një kryeministër që qeveris i vetëm dhe, të gjithë thjesht, tundin kokën. Modeli qeverisës me kokë-tundje është një e keqe e rrezikshme për shqiptarët. Zyra e BE-së në Tiranë, duhet të shprehet menjëherë. Heshtja e tyre dëmton rëndë kredibilitetin e saj, kur ajo hesht për raste të shkeljes së rëndë të demokracisë funksionale dhe kur qeveria qendrore ndërhyn, ndalon, apo kufizon të drejta thelbësore të qeverisë vendore. Asnjë qeveri nuk mund të ndaloj me VKM, buxhetin e bashkive që financohen nga të ardhurat e veta.

 

Mos kundërshtimi apo heshtja e ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Rendit dhe ministrit të Financave dëmton rëndë përgjegjshmërinë e qeverisjes së vendit. Këto tre ministri detyrohen të shprehen me shkrim për çdo ligj dhe akt nënligjor përpara se ato të miratohen nga qeveria. Ministria e Drejtësisë garanton respektimin e Kushtetutës dhe respektimin e legjislacionit evropian ku parimi “subsidiarity” është kritik dhe ndalon ndërhyrjen e qeverive kombëtare dhe evropiane ne kompetencat dhe aktivitetin e përditshëm të bashkive.

 

Ajo lejohet kur testohen disa parakushte dhe kur vërtetohet se qeveritë e nivele të mëposhtme kanë dështuar. Ata që njohin dhe kanë studiuar historinë e BE-së e dinë shumë mirë se për këtë parim është luftuar shumë në BE. Sot komiteti I rajoneve është një institucion I rëndësishëm që garanton demokracinë vendore, lufton kundër burokrateve te institucioneve të BE-së që të thellojnë decentralizimin dhe rritin autonominë financiare. Ministria e rendit është e dëmshme për procesin e integrimit evropian sepse ai është përgjegjësi politikë për mos prekjen e parimeve të rëndësishme të decentralizimit ku çdo hap prapa është një vonesë me shume në integrimin tone. Rrezikohemi deri ne ngrirjen e financimeve falas të BE-së për ekonominë shqiptare.

 

Ministria e Financës, e cila është përgjegjësja ligjore që të mos keqpërdoret për luftë ndër partiak ligji organik i menaxhimit të sistemit buxhetore ku ndryshe nga miratimi sot, respektohet autonomia e qeverisjes vendore. Neni 16 dhe 40 i ligjit e pengojnë këtë ndërhyrje. I ka lexuar “gabim” këto nene apo është (vet) keq-përdorur politikisht institucioni Ministrisë se Financës, kjo mbetet të verifikohet.

 

Rama duhet të ndërgjegjësohet se miratimi në heshtje i ministrave mund të jetë “dashuri politike” për të, por kjo është ajo dashuria që populli ynë i mençur e quan “dashuria që të vret”, sepse është pa përgjegjshmëri e jo vetëm ligjore ndaj vendit të tyre. “I vrarë” nga kjo dashuri që miraton me shkresë apo në heshtje këto akte ligjore Rama rrezikon të jetë një kryeministër që qeveris i vetëm dhe të gjithë të tjerët thjesht i tundin kokën. Modeli qeverisës koke tundës është një e keqe e rrezikshme për të gjithë shqiptarët.

Ky apel publik nuk është sulm kundër Ramës dhe aq më pak kundër socialistëve siç do vrapojnë të sulmojnë në rrjetet sociale me “para-ushtarakët digjitalë”

 

Ky apel për anulimin e këtij vendimi është një shërbim profesional dhe dashamirës ndaj demokracisë dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim.

E ritheksoj, ky vendim është anti-kushtetues, ligji i menaxhimit të sistemit buxhetore nuk i jep asnjë të drejtë qeverisë mbi buxhetin me të ardhura të veta të bashkive.

 

Ky vendim nuk i shërben demokracisë në çdo kohë dhe aq më shumë krizës aktuale politike.

 

Ky vendim është benzinë e hedhur me shumicë në zjarrin e ndezur të krizës sonë politike, ku disa politikanë ngrohin duart dhe mbi krizat tona të varfërisë shpirtërore, morale dhe ekonomike dhe zvarriten sa më gjatë në pushtet.

 

 

 

L I G J Nr.9936, datë 26.6.2008

PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, I NDRYSHUAR

Ja baza ligjore që pengon qeverinë të bllokoi buxhetin e bashkive.

Neni 16 Këshilli I Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme

Neni 40 Limiti i angazhimeve për njësitë e qeverisjes vendore përcaktohet me vendim të këshillit të njësisë vendore dhe regjistrohet në sistemin informatik financiar të Qeverisë

BE-https://www.eureporter.co/frontpage/2018/07/12/cor-task-force-puts-local-and-regional-governments-at-heart-of-eu-law-making/