Kriza politike/ Deputetja e PD-së takohet me ambasadorin e SHBA-ve: Për çfarë biseduam

502
Ditën e sotme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.
Ky takim vjen fill para vizitës së negociatorit David Mcallister në vendin tonë që pritet të zhvillohet më 24 prill me qëllim zgjidhjen e krizës politike në vend.

Deputetja Bregu ka dhënë detaje rreth fokusit të takimit, duke shtuar se vëmendja u përqendrua tek situata e tensionuar politike në vend. “Faktori ndërkombëtar i shqetësuar për situatën politike”, tha Bregu.

Prej gati dy muajsh vendi është përfshirë në një krizë politike, që nga protesta e opozitës, tentativat për bojkotin e zgjedhjeve të 18 qershorit, shtyrja e regjistrimit të koalicionit PS-LSI në KQZ dhe deri tek ngërçi për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sigal