Kriza greke, Nishani takon Guvernatorin e Bankës Sejko

409
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi të martën një takim pune me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko lidhur me situatën bankare dhe krizën financiare, pas referendumit në Greqi.
Zyra e shtypit e Presidencës njofton se gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit kërkoi nga Guvernatori Sejko të informohej imtësisht rreth rreziqeve të mundshme ndaj sistemit tonë bankar dhe se cili mund të jetë impakti mbi ekonominë shqiptare në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se shteti fqinj i Greqisë është edhe investuesi kryesor i huaj në Shqipëri.
Presidenti Nishani u informua gjithashtu edhe mbi masat e marra si edhe rreth ndjekjes së kujdesshme e të vëmendshme të situatës financiare që po bëhet nga Banka e Shqipërisë.
Sigal