Kristaq Kume: Në kuadër të realizimit zgjedhor Alibeaj nuk rezulton si kryetar i PD

109
Sigal

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume deklaron se sipas ligjit  Enkelejd Alibeaj dhe grupi i tij nuk mund të regjistroheshin për zgjedhjet e 14 Majit. Kume argumenton se në kuadër të realizimit zgjedhor Alibeaj nuk rezulton si kryetar i PD.

“KQZ dhe ligji zgjedhor nuk merret me marrëdhëniet mes KQZ dhe subjektit politik duke i dhënë të drejtën KQZ-së që të përcaktojë ai se kush do të jetë garuesi nesër, cili subjekt politik dhe gjithçka që ka bërë Lulzim Basha me atë që ka firmosur ka të bëjë me marrëdhëniet brenda vetes. Këtë detyrë s’do ta bëj unë, por do ta bësh ti. Nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë mundësi që të ndërtojë ai me firmën e tij që të delegojë tek të tjerët për të ndërtuar marrëdhëniet midis procesit zgjedhor, fletës së votimit dhe qytetarit. Këtë nuk e bën dot Lulzim Basha. Këtë e bën rregulli i përcaktuar në nenin 64 të Kodit Zgjedhor, i cili thotë në fletën e votimit shkruhet emri i partisë dhe kryetari. Dokumenti është vërtetimi që merret nga regjistri i partive në Gjykatë. Le të thotë sa të dojë Alibeaj që unë jam se ma kanë dhënë dhe ndjej se jam. Në kuadër të ballafaqimit dhe realizimit të procesit zgjedhor Alibeaj nuk ekziston fare, në asnjë vend. Në asnjë vend nuk është i shkruar”, -tha Kume.