Ballina Politikë Krishtlindjet, Braimllari uron nga Korça: Le të lutemi në zot, për të...

Krishtlindjet, Braimllari uron nga Korça: Le të lutemi në zot, për të kaluar këto momente të vështira, të gjithë bashkë do ecim përpara

308
Sigal

Sot iu urojmë të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjet. Edhe pse për Shqipërinë por dhe për mbarë botën nuk janë Krishtlindjet siç kemi pasur dëshirë t’i festonim dhe i kemi festuar vitet e tjera.

Sepse për shkak të pandemisë jemi të detyruar të sillemi në kushte të tjera.

Por le të lutemi në zot, le të besojmë në zot me qëllim që të bashkojmë të gjitha energjitë tona pozitive për të kaluar këto momente të vështira të Shqipërisë por dhe të njerëzimit.

Me harmoni, me besim, me bindjen që po të bëhemi të gjithë bashkë, të bashkojmë të gjitha energjitë tona pozitive, Shqipëria do të ecë përpara.