Krijimi i një shoqërie aksionere me kapital 100% shtetëror, reagon Caka: Denatyron detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit

520
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministarve për të krijuar një shoqëri aksionere, me kapital 100% shtetëror dhe “pronar” Ministrinë e Brendshme, të quajtur “Illyrian Guard”.

Caka ka thënë se diçka e tillë denatyron detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit.

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, për të krijuar një shoqëri aksionere, me kapital 100% shtetëror dhe “pronar” Ministrinë e Brendshme, të quajtur “Illyrian Guard”, denatyron detyrat, funksionet dhe përgjegjësitë e Policisë së Shtetit.

Policia është e Shtetit, e qytetarëve dhe në shërbim të tyre; çdo nevojë private, duhet të mbulohet nga shërbimet që ofrojnë kompanitë private të sigurisë dhe ruajtjes fizike, të cilat rregullohen me ligje të posaçme në Shqipëri.

Prite Zot kur Policia e Shtetit, përkundrejt kërkesës dhe pagesës, të na mbrojë e ruajë kriminelët… atëherë do t’i bëjmë vërtet pyetjen vetes: po tani kush do t’i arrestojë kriminelët???

“Policia e Shtetit, nuk i përgjigjet dot shkallës së rritur të kriminalitetit në vend, për shkak të protestave të opozitës.”- tha njëherë Kryeministri ?

Po tani që Policinë e Shtetit do t’a vendosin në dispozicion të çdo pale të tretë, publike dhe private, vallë ç’do bëjë krimi???