Kreun e Shoqatës së Hotelerisë/ Zak Topuzi: Turizmi blu është mundësi e jashtëzakonshme. Për ata që e tregojnë si të pasigurt, kjo është e pafalshme

200
Sigal

 

Kur Shqipëria, sapo ka bërë hapat e para për Turizmin Blu, pas një bllokimi absurd, ne japim sinjale që nuk mund të jesh i sigurtë në bregdetin shqiptar. Është e pafalshme kjo situatë.

Migena Neli

Ngjarja e rëndë ku humbi jetën një 7-vjeçare pasi u masakrua nga motori i një skafi, i cili po lundronte fare pranë bregut të detit ka ngritur pikëpyetje për situatën e menaxhimit të turizmit dhe vetë sigurisë në vend. Për t’u ndalur te turizmi, i cili është përballur me një sërë krizash në vitet e fundit do të diskutojmë me Kryetarin e Shoqatës së Hoteleri Turizmit z. Zhak Topuzi se si do të jetë i aftë të menaxhojë industria e turizmit edhe skandalet e fundit nga çmimet e kripura deri te fatalitetet në jetë të pushuesve.

  1. Topuzi si ndikojnë të gjithë këto aksidente në të cilat fatkeqësisht kemi plagosje të rënda madje edhe fatalitete për turizmin në vend?

Shqipërisë i është rekomanduar së fundmi nga Banka Botërore që të zgjerojë vëmendjen e saj drejt ekonomisë blu duke e cilësuar këtë pjesë si pjesë të rëndësishme të ekonomisë, që ende mbetet pa shfrytëzuar, ndërkohë që vendet e rajonit kanë ecur përpara. “Industria e jahteve apo mjeteve lundruese, është një mundësi unike për vendin tonë, ndërkohë që vija bregdetare e Shqipërisë ka një potencial për një treg shumë herë më të madh të turizmit detar. Përveç të ardhurave të gjeneruara nga shërbimi i drejtpërdrejtë, turizmi detar do të gjeneronte dhe përfitime në drejtim të punësimit. Kur Shqipëria, sapo ka bërë hapat e para për Turizmin Blu, pas një bllokimi absurd, ne japim sinjale që nuk mund të jesh i sigurtë në bregdetin shqiptar. Është e pa falshme kjo situatë.

Si Kryetari i Shoqatës së Turizmit çfarë qëndrimi keni mbajtur për një situatë të tillë?

Shoqata Shqiptare e Turizmit ka qenë pjesë e angazhimit për një legjislacion të plotë në këtë sektor të turizmit duke propozuar rregulla të qarta loje për një manaxhim të qëndrueshëm të Stacioneve të Plazhit duke insistuar në standarde dhe menaxhim me kontrata afatgjata për të patur mundësi investimesh cilësor. Kjo solli përmirësimin e ligjit  në vitin 2019.

Çfarë përgjegjësie ka në këto raste Ministria e Turizmit?

Është një ngjarje e rëndë në vazhdën e përsëritjes për arsyen e thjeshtë: Mos zbatim Ligji, -Zbatim selektiv i tij, Njerëz që sfidojnë ligjin pasi janë  me pushtet, Mbrojtja politike që ju  vjen nga bashkëpunimi mes strukturave të shtetit. Mos zbatimi i ligjit dhe mos kontrolli nga strukturat përkatëse në kulmin e sezonit  turistik. Ligji është i qartë: Plotësimin e detyrimeve ligjore për Manaxhimin e Stacioneve të Plazhit ku nuk mjafton vetëm vendosja e shezlong e çadrat për të mbledhur të ardhura. Përgjegjësi e shumë hallkave, që lidhen me mos zbatimin e ligjit e mos kontrollin periodik, që nga pushteti qendror, ai lokal e deri tek subjekti privat, që nga pamjet duket që mungonte sinjalistika në të gjitha drejtimet si ujore, por dhe bregut. T’ia lëmë organeve kompetente zbardhjen e ngjarjes. Mos harrojmë që para një jave KM vlerësoi Bashkinë Himarë për menaxhimin e Plazheve.

 

A ka përgjegjësi individuale edhe nga ana e bizneseve, pasi është bërë një ‘luftë’ e vërtetë për të siguruar shezlongët përballë me hotelet, ndërsa për hapësirën në det duket se i kanë lejuar pa bërë zë që mjetet motorike të kryejnë manovra shpejtësie fare pranë bregut?

Sipas të dhënave instat rezulton një rritje e numurit të lëvizjeve të të huajve drejt Shqipërisë , krahasuar me 2019 me rreth 15%. Kjo si rezultat i heqjes së kufizimeve ndaj masave Kovid-19 në gjithë botën dhe kthimit të jetës normale. Pas një mbyllje dy vjeçare njerëzit po tentojnë të kapin kohën e humbur duke lëvizur drejt më shumë destinacioneve me më pak ditë. Ky është një trend botëror. Ka rritje të çmimeve të produkteve në botë. Vjen prej bllokimit të prodhimit gjatë dy vjet pandemi dhe luftës në Ukrainë. Ka një tendencë të ritjes se produkteve bazë që përdoren si lëndë e parë në sektorin e shërbimeve me 10-40% , gjithashtu rritja e çmimit të energjisë elektrike me 40% si dhe gazit me 200%. Kjo ka reflektuar dhe rritjen e çmimeve në sektorin e Turizmit. Mos harrojmë që kemi një rritje të taksave lokale për shfrytëzimin e bregdetit me 40 deri 100%. Psh Bashkia Durrës, ku qarkullojnë rreth 60% e numërit të turistëve ka rritur taksën  nga 350 në 500 lekë për metër katror. Kjo situatë është reflektuar në një rritje të lehtë të çmimeve tek ne, por në rajon është reflektuar me një masë më të lartë. Sipas “Raporti i Konkurrueshmërisë së Udhëtimit dhe Turizmit – Forumi Ekonomik Botëror”, Shqipëria ka raportin më të ulët të të ardhurave për turistë në vit me 389,5 dollarë, duke mbajtur vendin e fundit dhe në Ballkanin Perëndimor.

Si e parashikoni të ardhmen e turizmit në Shqipëri pasi çmimet e shezlongeve dhe çadrave si dhe të çdo shërbimi tjetër në plazh janë rritur ndërsa tashmë edhe siguria për jetën mungon?

Ka një përmirësim te dukshëm këtë vit në krahasim me vitin 2021, por jo aty ku duhet. Jemi akoma prapa me standardet që kërkon ligji. Mendoj se duhet në përgatitje dhe trajnim për të mobilizuar më shumë të rinj, që kanë pasion sportet ujore. Duhen rritur pagat për këtë pozicion të vështirë dhe me përgjegjësi, por duhen gjetur me mënyrat që të kthehet në profesion pasi pas 3-5 muajsh ky person i trajnuar dhe kualifikuar të mund të punojë për të siguruar një punë jo sezonale. Duhet dhe shteti të gjejë politika stimulimi për këtë kategori punonjësish.

Si e komentoni ju mungesën e rojeve të plazhit në shumë prej plazheve në Shqipëri pasi të shumta kanë qenë rastet kur qytetarët (turistët potencialë të çdo viti) kanë humbur jetën pasi nuk kanë marrë ndihmën e parë?

Ka vetëm një zgjidhje afatgjatë, zbatimi i legjislacionit dhe kontrolli i zbatimit të tij nga personat përgjegjës. Mos harrojmë që bregdeti Adriatik ka specifika dhe rrezikshmëri të lartë pasi ka dy deri tre brigje, që mund të kalohen lehtë, por pas një dallgëzimi të lehtë apo një batice dhe 10 cm, rrezikon kthimin në breg për arsye të distancës së gjatë. Vlen shumë që tabelat sinjalizuese të përmbajnë informacione të sakta për llojin e shtrirjen e thellësisë së detit në zonën e Stacionit të Plazhit në dy gjuhë.