Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Nuk dialogojmë me kriminelë, Rama duhet të ikë

536
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga selia e PD-së një ditë para protestës së madhe që do të mbajë përballë kryeministrisë se se më të fortët dhe kriminelët nuk mund të konkurohet

‘Ka një të vërtetë të madhe, me kriminelët dhe të fortët nuk mund të përdorësh standarde perëndimore.

Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë.

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje.