Kreu i PD-së, Lulzim Basha në Shkodër/ Rama ta harrojë se mund ta kthejë Shqipërinë 28 vite pas

483
Sigal

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha ndodhet në këto momente në një takim me të rinjtë dhe qytetarë të Shkodrës, ku i ka kujtuar edhe njëherë kryeministrit Rama se po i vjen fundi pushtetit të tij. Duke kujtuar atë që ndodhi sot në Unazën e Re, ku Policia dhunoi qytetarët që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe ka burgosur politikanë, Basha i kujtoi Ramës se ta harrojë se mund ta kthejë Shqipërinë 28 vite pas.

“Të nderuar anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dua tju falenderoj për pritjen e jashtëzakonshme nga hyrja e qytetit deri këtu.

Dua tjua falenderoj për ftesën në këtë ditë që është një ngjarje shënuar për degën tuaj, ku plot 200 të rinj dhe të reja, anëtarësohen në Partinë Demokratike, që na bashkohen në një orë kritike të betejë tonë.

Ndaj mirësevini në Partinë Demokratike të Shqipërisë, në shtëpië e lirisë, në forcën më të madhe proevroipiane, proameriakane, në qytetin simbol të vlerave të perëndimit, në Shkodrën heroike

Në raste të tilla është mirë që të dëgjojmë vetë motivet që i sollën këtu, por është edhe përgjgjegjësia ime që sot ju i bashkoheni të vetmes forcës që ka sakrifikuar për lirinë, ju shkelni në shtëpinë e Arben Brocit me krye dhe bëheni pjesë të një shtëpie që shembi komunizmin, që tundi nga themelet konsipiracionin për ta mbajtur Shqipërinë si një kopsht zoologjik…

Vini në një familje të shquar qëndrese dhe përballje dhe që ka dhënë kaq shumë për të kthyer lirinë e besimit në Zot në këtë qytet të harmonsisë dhe besimit në Zot.

Në këtë ditë të shënuar dua tju kujtoj që këta 200 të rinj basdhkohEn në ditën që bisha e plagosur ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, ka kapur prokurorinë, ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese.

Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq si 28 vitë më parë dhe sot kanë dhunuar qytetarët dhe kanë burgosur politikanë që kanë dalë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.”