Kreu i PD-së, Lulzim Basha: Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja!

553
Sigal

Kur opozita e bashkuar dhe qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit para nisjes zyrtare të protestës së shtatë mbarëkombëtare para kryeministrisë, lideri i opozitës Lulzim Basha përsërit edhe një herë thirrjen e tij për pjesëmarrje sa më masive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehet se, nuk do të ketë asnjë hap për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja, siç e quan ai qeverisjen Rama.

“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në postimin e para pak minutave.

Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

Gepostet von Lulzim Basha am Sonntag, 2. Juni 2019