Kreu i PD emëron drejtuesin e Dibrës/ Xhelal Mziu: Jam i gatshëm për të rikthyer besimin qytetarve dibranë. Do fitojmë 4 mandate deputetësh

231
Sigal

Ish-kreu demokrat i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu u caktua nga Partia Demokratike si drejtues politik i qarkut të Dibrës. Pas konfirmimit nga Lulzim Basha, Mziu tha se e ka mundur Edi Ramën dhe PS në çdo betejë dhe pret që sipas tij e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë herë. Po ashtu ai ka shprehur bindjen se opozita merr katër mandate në Dibër. Zhelal Mziu: Është qarku i vendlindjes sime. Jam i informuar se çfarë ka ndodhur me këtë qark. Jam i gatshëm për u përballur me të keqen e trashëguar në këto vite, për ta kthyer në një qark triumfues. Sot fryma e krijuar në Shqipëri është në favor të PD dhe opozitës. Jo vetëm në Dibër, jam i sigurt që bashkë me qeverinë po gjejnë mënyra për të justifikuar skandalet që kanë shkaktuar në këto tetë vite. Mbarë qytetarët  mezi presin që në 25 prill të shprehin angazhimin e tyre për të hequr të keqen. Dua të them që sot kemi një pabarazi në numrin e mandateve që ka një deputet. Angazhimi im po edhe i strukturës është që të rikthejmë fitoren që kishim në 2009. I bindur që do të kemi ¾ e mandateve. Jam i bindur që opozita do të zotërojë katër mandate të këtij qarku. Me kryeministrin Rama jam mësuar në këto vite politike. Kam qenë kurdoherë përballë dhe e kam mundur. Këto ditë po kërkojnë të gjejnë një zëvendësues pas daljes së emrit tim dhe shpresoj të kem Xhaçkën ta shohë humbjen.

Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Dje PD, konfirmoi Tomorr Alizotin si drejtues politik në qarkun Berat. Deri tani janë konfirmuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, në Shkodër, Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër.