Kreu i kuvendit Ruçi takon kryeministrin maqedonas Zaev

471
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti dje Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi: Bashkëpunimi politik midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyer, por ne duhet të punojmë që në këtë nivel të ngrihet edhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar. Maqedonia e Veriut kohët e fundit po arrin suksese të rëndësishme. Marrëveshja e Prespës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Greqinë, që u hapën rrugën anëtarësimit të vendit në NATO janë dy suksese historike.  Të dy vendet tona kanë dhënë prova se janë të përkushtuara ndaj zhvillimit, demokracisë, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vlerësoi rolin pozitiv dhe konstruktiv të shqiptarëve dhe forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe vuri në dukje se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë kanë nxitur e mbështetur këtë rol.