Kreu i KQZ-së apel qeverisë dhe opozitës mbi raportin final të OSBE-ODHIR: Të adresohen sa më parë rekomandimet

318
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dy ditë pas publikimit të raportit të OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u është drejtuar me një thirrje qeverisë dhe opozitës.

Celibashi kërkon nga palët që sa më parë të marrin parasysh dhe të adresojnë problemet e evidentuara nga raporti.

“KQZ nxit qeverinë dhe opozitën që vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti të adresohen sa më parë plotësisht. Konsiderimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ-së në ndryshimet e mundshme ligjore është me dobi për procesin e reformës të rekomanduar nga OSBE/ODIHR,”-shkruan ai.