Kreu i këshilltarëve të djathtë, thirrje Erion Veliajt: Tërhiqu nga rritja e çmimit të ujit

514
Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, i bëri thirrje Erion Veliajt të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, pasi Autoriteti i Konkurrencës, kërkon anulimin e këtij vendimi. Z. Çollaku thotë se rrija e çmimit te ujit do të ndikojë në buxhetin dhe ekonominë familjare, do të shtojë varfërinë, do të mbyllë bizneset.
“Opozita kishte të drejtë – shkruan Çollaku në Fb. – Autoriteti i Konkurrencës i jep të drejtë këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë. Rritja e çmimit të ujit është e papërligjur.
Ftoj Kryetarin e Bashkisë Tiranë, të rellektojë këtë vlerësim të Autoritetit të Konkurencës në anullimin e taksës së rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës. 
Rritja e çmimit të ujit do të reflektohet rëndë në buxhetin, ekonominë e çdo qytetari të Tiranës dhe do të shtojë varfërinë, mbyllë biznese e përkeqësojë jetesën. 
E ftoj Kryetarin e Bashkisë të tërhiqet nga ky akt i papërgjegjshëm dhe i papërligjur.”


Sigal