Kreu i Kabinetit të Presidentit/ Prof.Edmond Panariti: Ministrja Denaj s’e kupton antikushtetueshmërinë e saj. Me vonesat ajo po mbajn peng Vlorën

199
Sigal

Presidenca i ka kthyer përgjigje akuzave të ministres së Financave, Denaj, e cila dje tha se Kreu i Shtetit ka interpretuar gabim debatin lidhur me projektin e rrugës Vlorë-Orikum. Ministrja Denaj tha se Meta ishte njoftuar me dy shkresa zyrtare lidhur me marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit. Shefi i kabinetit të Presidencës, Prof. Dr. Edmond Panariti, tha se ministrja e Financave, Denaj, në deklaratat e saj nuk e kupton antikushtetueshmërinë e saj në deklaratat e bëra. Prof. Dr. Edmond Panariti: “Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit, nuk bëhet për detyrim të ri financiar. Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkohet të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm. Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj, nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re. Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim. Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat e ministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar, i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator. Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje ministres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt, brenda ditës do shqyrtojë kërkesën. I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto. Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se është marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar. I kujtoj znj.ministre, se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as është zgjidhur, as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre, ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin.