Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Rama në botën e çudirave

507
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi tha se Edi Rama mbajti një fjalim para të rinjve të PS. Sipas Këlliçit, 70 % e të rinjve në sallë duan të ikin nga Shqipëria që qeveri Rama ndërsa i vetmi model që Rama ofron është ai i trafikut të drogës. Këlliçi tha se i vetmi bilanc i Ramës është largimi i mëse 300 mijë shqiptarëve nga vendi, me gjysmën e shqiptarëve që skanë mundësi të paguajnë as dritat dhe me të rinj që smund të ndjekin studimet për shkak të tarifave të larta. 
Deklarata e plotë
Rama ne boten e çudirave dhe rinia qe po iken nga syte kembet.
Sot ne 26 vjetorin e themelimit te FRESSH Edi Rama mbajti nje nga ato fjalimet e tij patetike, ku foli per gjithçka dhe per asgje.
Shau e mallkoi si ato plakat e trishtuara qe mosha u iku dhe nuk i ka mbetur me asgje per te treguar.
Mbi 70% e te rinjve ne ate salle dhe ne mbare vendin sot kane nje enderr, te ikin nga Shqiperia dhe kjo plotesisht per “merite” te Edi Rames.
Edi Rama ka si model suksesi ata te cilet asnje prind shqiptar nuk do ti deshironte kurre per femijen e tij, modelin e trafikanteve te droges dhe femrave, modelin e perdhunuesve, modelin e hajduteve. Modeli i suksesit i Rames eshte Tahiri si drejtues i suksesshem i trafikut nderkombetar te droges dhe zonja 5 milione euro, Elisa Spiropali dora vete.
Edi Rama ka nje model unik demokracie i cili bazohet ne shitblerje votash.
Edi Rama ka nje model qeverisje. Ai eshte burgu per te pamundurit, njerezit ne nevoje, ata qe s’kane asnje mundesi te paguajne drita dhe uje.
Edi Rama sot ka nje bilanc!
10% e femijeve te Tiranes ushqehen vetem nje here ne dite.
300 mije shqiptare nuk kane ushqim te mjaftueshem.
300 mije shqiptare kane emigruar ne keto 5 vite.
49% e shqiptareve s’paguajne dot faturen e dritave dhe ujit.
Ne nivele alarmante eshte permasa e perdorimit te kokaines dhe konsumatoret jane kryesisht te rinj. Shqiperia renditet e para me 2.5% e ndjekur nga SHBA me nje prevalence prej 2.3%.
Mijra te rinj nuk vazhdojne dot studimet e larta per shkak te pamundesise ekonomike dhe tarifave te rritura.
E se fundmi per tu ndalur tek shendetesia falas, mashtrimi me i madh dhe tallja me e madhe per cdo te semure. Sot Edi Rama i ktheu pergjigje mesuese Valbones, e cila nese s’do ta ngrinte zerin dje, jam i bindur se s’do merrte pergjigje asnjehere per shqetesimin jetik te saj dhe qindra grave, motrave, nenave te tjera qe fati i keq i perball me sfiden e jetes. Jeta nuk mbrohet as me fjale te bukura, as me batuta e humor.
Nese qeveria do akordonte nje fond te mjaftueshem per Herceptina per cdo te semure, do ti duheshin 12 milione euro ne vit. Nderkohe qe Edi Rama harxhon vetem per luksin e tij dhe palmat, minimumi 50 milione euro cdo vit. Me pak luks per Edi Ramen, do te thote me shume shprese per te jetuar per te semuret.
Ky eshte realiteti i hidhur me te cilin sot perballet cdo shqiptar e vecanerisht cdo i ri, qe dhe pse shkelqen ne studime, vendin e tij te punes e zene ata qe ne cv kane denime si trafikant apo hajdut, apo profesioniste si Elisa e doganave.
E ne fund per te ardhur tek drejtesia. Kush kishte iluzionin me te vogel se Rama donte drejtesi te pavarur, sot ka prova te mjaftueshme se “viktima” e pare e drejtesise se pavarur do te ishte vetem Edi Rama. Sot s’ka asnje te ri ne kete vend me njohurite minimale ne fushen e se drejtes, qe nuk e kupton se si Edi Rama po ben gjithcka per te penguar zbatimin reformes ne drejtesi, se si sot Edi Rama ka pushtuar prokurorine e pergjithshme, se si vettingu ishte thjesht propagande, se ne te parin rast per ta zbatuar Edi Rama e refuzoi perdhunshem.
Te nderuar te rinj te FRESSH, partite i kemi vec, por Shqiperine e kemi bashke. Duke ju uruar per pervjetorin e organizates tuaj rinore, ju ftoj te bashkohemi me 27 janar ne proteste, per Shqiperine qe duam e meritojme, ku vleresohen vlerat dhe jo antivlerat, per nje drejtesi te vertete, per pune dhe mirqenie.
Sigal