Kreu i CIA-s vizitë në Tiranë, takon Nishanin e Ramën

489
Sigal

Drejtori i CIA-s mësohet se ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Mësohet se John Brennan ka ardhur në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama.

Kreu i CIA­s gjatë këtyre takimeve ka diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera
dypalëshe.

Vizita është zhvilluar gjatë ditës së sotme. Brennan mësohet se ka zhvilluar një takim edhe me kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika