Kreshnik Bozho: Mirënjohja…!

472
Sigal

Çështja më e nxehtë në këto momente në Partinë Demokratike është përjashtimi i Lulzim Bashës nga nga demokratët dhe protesta e 8 janarit që u udhëhoq nga lideri historik Sali Berisha me mbështetjen e mijëra qytetarëve.

Ndërkohë, ish kandidati për bashkinë e Sarandës dhe antari i Këshillit Kombëtar të PD, Kreshnik Bozho ka publikuar një thënie foto që duket se përshtatet  disi me gjëndjen që po kalon partia.

“Mirënjohja….

Kjo është cilësuar si një nga fotot më të jashtëzakonshme të të gjitha kohërave në rruzullin tokësor.Nikolai Machuliak, një fshatar nga Siberia e ish-BRSS, në vitin 1974 gjeti në pyll një këlysh ariu polar të braktisur. E mori në shtëpi dhe e rriti për 1 vit. Pas 12 muajsh e liroi.

Në vitin 1976, ai e ritakoi ariun rastësisht po në pyll. Ky është momenti i rrallë që për fat u fiksua edhe në këtë fotografi. Shikoni reagimin e ariut…

Ai e njeh MIRËNJOJEN…..”