KQZ të martën u heq mandatin 49 këshilltarëve, ja emrat e tyre

627
Zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit do të nisë nga anëtarët e këshillave bashkiakë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të martën më 31 maj për të vendosur djegien e mandatit të 49 këshilltarëve, e kjo për shkak se këta të zgjedhur nuk kanë paraqitur brenda datës katër maj formularin e Dekriminalizimit. Ndërsa një person e ka depozituar gabimisht deklaratën në KQZ, kur duhet ta paraqiste pranë Departamentit të Administratës Publike. Sipas relacionit të KQZ-së shpjegohet e gjithë procedura e ndjekur nga ky institucion. Pika 1, e nenit 15 të ligjit 138/2015 dhe pika 1 e Kreut VI, të vendimit të Kuvendit 17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, përcakton se funksionarët publikë, që janë subjekt i neneve 2 dhe 3 të ligjit 138/2015, që janë aktualisht në detyrë, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, janë të detyruar të depozitojnë formularin e vetëdeklarimit, pranë organit përgjegjës. Pika 4, e vendimit të sipërcituar përcakton se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe se është miratuar në datë 4.3.2016. Në këto kushte referuar pikës 1, Kreu VI dhe pikës 4 Kreu VII të vendimit të Kuvendit, data 4 maj 2016 është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit në organin përgjegjës.
Në përfundim të afatit ligjor kanë dorëzuar në KQZ formularët e vetëdeklarimit funksionarët si më poshtë: deputetë 140 nga 140 gjithsej, ministra që nuk janë deputetë 19 nga 19 gjithsej, kryetarë bashkie 61 nga 61 gjithsej; këshilltarë bashkie 1530 nga 1595 gjithsej, pra mungojnë 65 formularë. Nga verifikimi i bërë rezulton se nga 65 këshilltarë që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 prej tyre kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. 49 këshilltarë që kanë detyrimin nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar. Nga këta 11 këshilltarë i kanë dorëzuar në Departamentin e Administratës Publike, në një kohë që sipas ligjit duhet të ishin paraqitur në KQZ. Mes tyre janë Klodeta Dibra anëtare e PS-së, e cila më parë ishte kandidate për rektore në Universitetin e Tiranës. Po për shkak të këtij gabimi i digjet mandati dhe biznesmenit Luan Bregasi, anëtar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sipas KQZ-së 12 anëtar i kanë dorëzuar jashtë afatit formularin e deklarimit. Pjesa tjetër nuk i ka paraqitur dokumentin e kërkuar. Në listën e publikuar nga ana e KQZ-së, të bie në sy emri i Ilir Pjetraj. Ai është vëllai i deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Më parë Pjetraj u bë shkak i një debati politik ndërmjet PS-së dhe PD-së sa i përket zgjedhjeve në bashkinë e Kurbinit. PS kërkoi çregjistrimin e tij si kandidat për kryetar bashkie të Kurbinit për shkak se procesi kishte kaluar tej afateve ligjore. KQZ e pranoi këtë kërkesë duke lënë si kandidat Altin Bibajn, i cili më parë kishte deklaruar dorëheqjen nga kandidimi. Ky mospranim i kërkesës së PD-së bëri që opozita të mos garonte në Bashkinë e Kurbinit në zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Ndër emrat e tjerë të njohur është edhe ai ish-kryebashiakut Vasil Bollano, si dhe ish-deputetit të PSD-së, Albert Divjaka. Në totalin e listës së anëtarëve, 17 anëtarë i përkasin Partisë Socialiste. Ndërsa Partia Demokratike i duhet të zëvendësojë 12 anëtarë të saj.
Partia Republikane
Emisa Osoja Berat
Anton Frroku Lezhë
Mhill Prroni Shkodër
Albana Baja Kamëz
Ora e Shqipërisë
Merita Dushku Lezhë
Partia Socialiste e Moderuar
Eduina Pali Lezhë
Aleanca Arbnore
Alfred Gjomarkaj Mirditë
Partia Socialiste
Defrim Hysenbelli, Poliçan
Mentor Kllari, Shijak
Nexhi Elezi, Belsh
Arben Nikolli, Kurbin
Hysen Koçi, Kavajë
Naim Sela, Vorë
Alketa Çanaku, Dibër
Alfred Maloku, Durrës
Devis Leshi, Lushnjë
Muharrem Rama, Dibër
Lulzime Dani, Dibër
Ronald Çerepi, Elbasan
Bukurosh Maçi, Peqin
Elvira Koçi, Divjakë
Adanalda Hasani, Fier
Klodeta Dibra, Tiranë
Luan Bregasi, Tiranë
Partia Demokratike
Joana Troplini, Shijak
Elton Bano, Lushnjë
Iliada Toshi, Maliq
Spasa Zhyrko, Pustec
Ilir Pjetraj, Kurbin
Ali Haziraj, Kamzë
Xhevat Hylviu, Kavajë
Keliana Mustafaj, Kavajë
Xhuljeta Boriçi, Librazhd
Erion Haruni, Korçë
Xhulia Gjoka, Vorë
Bukuroshe Isufaj, Vlorë
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Sefer Lezaj, Mat
Shahin Isufaj, Këlcyrë
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet
Ahmet Bajrami, Durrës
Partia Ardhmëria Shqiptare
Xhevdet Shullazi, Krujë
Partia Lëvizja e Legalitetit
Julind Kullaj, Krujë
Qesko Çakalli, Sarandë
Partia Socialpunëtore Shqiptare
Beito Kotaj, Malësi e Madhe
Fryma e Re Demokratike
Astrit Hoxha, Shijak
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë
Albert Divjaka, Lushnjë
Partia Balli Kombëtar Demokrat
Murat Koliqi, Mat
Partia Ligj dhe Drejtësi
Fatmir Kasmi, Kurbin
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Vasillaq Bollano, Himarë
Sigal